Qoku me ‘kalkulator’ të prishur: VLEN përsëri do të ketë 14 deputetë

Deputeti Bekim Qoku si i propozuar nga kryesia e VLEN-it për koordinator i ri i grupit parlamentar të VLEN-it, thotë se grupi parlamentar përsëri do të ketë 14 deputetë dhe nuk do t’i përjashtojnë ato të ASH-së, shkruan Alsat.

Largimi i deputetëve të ASH-së thotë se do të ngelet në vullnetin e tyre. Qoku shpreson dhe u bën thirrje deputetëve të Aleancës që të vazhdojnë rrugën përsëri së bashku sepse siç thotë, është i bindur se ndajnë të njëjtat qëllime dhe bindje.

“Është bërë vetëm kërkesë që të ndërrohet koordinatori i grupit parlamentar, në vend të z.Snopçe, jam propozuar në kryesinë e fundit, e para dhe e fundit që ndodhi tani të VLEN-it, bile s’kam qenë as i pranishëm aty sepse kishim votim në Parlament, më kanë propozuar të jem koordinator i ri i grupit parlamentar”, tha Bekim Qoku – Koordinator i koalicionit VLEN.

Pra po thoni ju formalisht, do të jeni koordinator i grupit parlamentar prej 14 deputetëve.

“Prej 14 deputetëve deri tani zyrtarisht. Pastaj në qoftë se ato pesë deputetët e Aleancës mendojnë që nuk e kanë vendin këtu, ato do e zgjedhin vet rrugën e tyre por një herë për njëherë edhe këtu para jush, u bëj ftesë që të vazhdojmë si grup parlamentar, ne kemi të njëjtën betejë, ndajmë të njëjtat bindje ende. Unë jam i sigurtë që ata vazhdojnë të ndajnë të njëjtat bindje politike”, i shpreh Bekim Qoku – Koordinator i koalicionit VLEN./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dështimi i seancës, Pacolli: Popull, a po e shihni kë keni votuar?

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se këta përfaqësues nuk...

Marin Mema: Zbulimet DARDANE që fsheh Maqedonia e Veriut… – Gjurmë Shqiptare

Nje histori thellesisht e deformuar… mbi te cilen mbeshtetet Maqedonia e sotme e Veriut. Fakte e deshmi tronditese… Te dhena e dokumenta. Nje rrugetim...

Kusari-Lila: Bllokimi i Kuvendit është paradoksal dhe shkelje kushtetuese

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka cilësuar si paradoksale situatën e bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ajo ka...

Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin

Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë – ta konstituojnë Kuvendin e...

Do të kemi një ditë të dytë vere/ Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet

Pak më parë kreu, i PD Sali Berisha ka votuar në “Liceun Artistik”. Në një prononcim për mediat ai u bëri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu