Liderët e VLEN-it: Kushdo që bëhet vegël e BDI-së në rrjetin e krimit, nuk ka vend në Qeveri

Në takimin e një dite më parë mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN, u riafirmua mesazhi kryesor mbi të cilin koalicioni fillimisht ishte lidhur, reforma, luftë kundër krimit dhe ndryshimin e sistemit që e la BDI-ja dhe LSDM-ja, thonë burime të Alsat. Takimi erdhi një ditë pasi kryeministri takoi kreun e ASH-së Arben Taravari i cili kohë më parë u largua nga VLEN, dhe e kujtoi atë se nuk mund të bashkëpunojë me BDI-në dhe të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë.

Reagimet pas këtij takimi kanë qenë të menjëhershme kurse i pari ironizoi Taravari me statusin në rrjetet sociale “Reagim? S’ja vlen”. Funksionarë e simpatizantë të VLEN nga ana tjetër, me kundërpërgjigje; “Меgjithatë, ja VLEN”. Zeqirija Ibrahimi në postimin e tij, shkruan se nuk mund të jetë aleatë i tyre dhe i kësaj qeverie asnjë nga vegëzat e BDI-së që është e kapur në rrjetin e krimit.

“Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie. VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit. Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi, VLEN.
Mexhiti nga ana tjetër shkroi se po i fikën dritat hipokrizisë.

“Të ftuam të bëhesh bartës i ndryshimit. U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në. Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë. Sonte VLEN vendosi – dritat fiken për hipokrizinë. Dyftyrësia… nuk ia VLEN!”, tha Izet Mexhiti, VLEN.

Fryma të ndryshme frynë tashmë edhe brenda vetë partisë së Taravarit. Përderi sa ky i fundit ka drejtuar të gjitha kritikat drejt VLEN-it, funksionarë të partisë së tij flasin hapur kundër BDI-së dhe politikave të deridjeshme të saja. I tillë është zv.kryeministri Arben Fetai i cili, sipas qëndrimeve, mbetet kundër bashkëpjesëmarrjes me BDI-në, që len të kuptohet se mundësitë për një shkëputje të mundshme në të ardhmen, janë të hapura.

“BDI të vret natën dhe të qan ditën. Kështu kanë qeverisur për 22 vite me radhë, duke bërë qindra kompromise të dëmshme në kurriz të shqiptarëve, duke heshtur përballë rasteve të montuara politike dhe vrasjeve të pasqaruara të ish-ushtarëve të UÇK-së. Sot, edhe si opozitë, sillen njësoj: fillimisht votojnë me dorën e tyre për ndryshimet në rregullimin e organeve të administratës shtetërore, e më pas sulmojnë qeverinë për gjoja “çbërjen” e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve”, u shpreh Arben Fetai, ASH, zv.kryeministër.

Qëndrime të këtilla Fetai ka shpërndarë gjatë gjithë kohës, edhe kur kreu i partisë së tij i harroi kritikat ndaj BDI-së dhe drejtoi kritikat ndaj VLEN dhe ndaj punës së qeverisë, duke qenë vetë pjesë e saj. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet një videokonference, teksa filloi samiti i koalicionit të udhëheqësve perëndimor, të cilët janë aktualisht brenda...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari...

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e qartë dhe unanime: Të shkohet menjëherë në zgjedhje...

IShP: Pastrim urgjent të hapësirave me mbeturina

Nga Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë udhëzuar, që mbetjet komunale duhet sa më shpejt që është e mundur...

Gjykata Administrative do të vendosë për ankesat në 11 komuna

Nga përfundimi i seancës së djeshme të KSHZ-së, ku u hodhën poshtë të gjitha 57 ankesat e paraqitura për raundin e parë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu