Kush është Hysri Selimi që u arrestua për spiunazh?

Hysri Selimi është personi i arrestuar sot nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hysri Selimi, është emër i njohur për autoritetet kosovare për përfshirjen e tij të mëhershme në aktivitete terroriste.

Arrestimi i Selimit është rezultat i një hetimi të gjerë dhe të thelluar nga Prokuroria Speciale, që përfshinte edhe masa të veçanta hetimore të zbatuara për disa muaj.

Operacioni është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Gjatë këtij operacioni janë bastisur dy lokacione në territorin e Kosovës, me urdhër të gjykatës kompetente.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar prova materiale që lidhen me aktivitetet e dyshuara, përfshirë pajisje të komunikimit elektronik, të cilat mund të jenë përdorur për transmetim të informatave konfidenciale.

Selimi është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të rastit, ndërsa hetimet pritet të thellohen për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të zbuluar ndonjë përfshirje të mundshme të palëve të tjera.

Kush është Hysri Selimi?

I arrestuari Hysri Selimi ishte gjykuar nga drejtësia kosovare për veprën e terrorizmit dhe se kishte qenë pjesë e organizatës ISIS.

I njëjti bashkë me anëtarët e tjerë të familjes kishin lëshuar Kosovën- me destinacion Sirinë, në mënyrë që t’i bashkoheshin ISIS-it.

Hysri Selimi nga fshati Bresalc i Komunës së Gjilanit ishte i njohur nën dyshimin për lidhje me ISIS-n, derisa sipas aktakuzës së asaj kohe Selimi ishte angazhuar në byronë e ushtarëve të plagosur të ISIS-it për çka edhe ishte paguar rregullisht nga kjo organizatë me nga 100 USD në muaj.

Në vitin 2022, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tij për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Ai akuzohej se me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur kishte lëshuar territorin e Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai kishte udhëtuar për në Stamboll-Turqi dhe përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri me qëllim që t’i bashkëngjitet Organizatës terroriste ‘’ISIS’’ e cila në këto vende ka qenë duke luftuar ku edhe është angazhuar si pjesëtarë i ‘’ISIS-it’’, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ‘’ISIS-it’’, është financuar nga ‘’ISIS’’ me shumën e të hollave prej nga 100 dollar në muaj duke bashkëpunuar edhe me eprorë dhe luftëtarë të ‘’ISIS-it’’.

Sipas prokurorisë, i njëjti në këtë organizatë terroriste ka qenë i angazhuar në Byronë e ushtarëve të plagosur, dhe për këtë funksion është financuar nga ISIS me shumën e të hollave prej 100 USD në muaj.

Hysri Selimi ishte riatdhesuar në Kosovë më datë 28.05.2022.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deshqiptarizohet edhe Telekomi: “Për SHQIP – shtypni 2” është hequr! Ku janë Ziba dhe Arsllani?

A janë në dijeni Nusret Ziba dhe Sead Arsllani, anëtarët shqiptarë të Këshillit të Drejtorëve në Telekom, të emëruar nga vetë Qeveria që mban...

Studentja amerikane përplaset për tokë derisa fshihej nga xhandarmeria serbe, filluan ta shkelnin me këmbë dhe ta godisnin me shkop në shpinë

Një studente amerikane ra në dysheme ndërsa fshihej nga xhandarmëria serbe gjatë protestave të mbrëmshme në Beograd, dhe më pas ata filluan ta shkelnin...

Sulmi ndaj Thaçit e Veselit, Genc Prelvukaj: Albin Kurti qenka më rëndë se Agim Bahtiri

Ish-kandidati për deputet i PDK-së, Genc Prelvukaj, ka reaguar pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka sulmuar mbrëmë ish-krerët e PDK-së, të cilët vazhdojnë...

Lushtaku: Albin Kurti po sillet si përçarës, jo si mbështetës i UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Mërgim Lushtaku i ka reaguar ashpër kryeministrit në detyrë Albin Kurti për deklaratën e tij e ish-krerët e...

Selimi: Mendi Qyra duhet të dorëhiqet nga OEMVP nëse garon për kryetar komune

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar lidhur me kandidaturën e Mendi Qyrës për kryetar komune, duke theksuar se ai duhet të largohet nga pozita...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu