Qoku: VLEN-i ka 9 deputetë, janë të mirëseardhur deputetët e ASH-së që duan ta vazhdojnë betejën

hefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku thotë se si parti kanë 9 deputetë në Kuvend. Në prononcim për TV21, Qoku tha se janë të mirëseardhur të gjithë ata deputetë që duan ta vazhdojnë betejën që VLEN e nisi si koalicion.

“Ky subjekt politik, aktualisht tani i ka 9 deputetë, por natyrisht që mendohet se mund të vijnë edhe deputetë të tjerë, të gjithë ata deputetë janë të mirëseardhur, që janë rreshtuar për ndryshime në skenën politike shqiptare, për përmirësim të gjendjes së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. A jeni në komunikim me ndonjërin nga 5 deputetët e grupit parlamentar të ASH-së dhe a pretendoni që ndonjëri prej tyre t’ju bashkohet? Ne vazhdojmë të kemi raporte shumë të mira me…të mira të themi kështu me deputetët e ASH-së, sepse kemi qenë brenda një grupi kemi bërë betejën bashkë me ata deputetë deri tani në Parlament, por edhe më përpara. Pra jemi të një, pra deputetët në vetvete janë të një mendimi që të mbesin si anti-korrupsion, anti-krim, anti-lista të zeza, dhe janë të mirëseardhur ata deputetë ta vazhdojnë këtë betejë”, tha Qoku./tv21.tv

DEKLARATA E BEKIM QOKUT

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu