Limaj: Nëse LVV-ja s’ka shumicë, duhet të formohet shumicë tjetër

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të përpjekjes së 11-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partia e tij është e gatshme të japë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës.

Por, ai theksoi se përgjegjësia kryesore për krijimin e shumicës dhe formimin e institucioneve është e tri partive të mëdha politike.

Limaj ka theksuar se nuk është koha për të pritur, pasi Kosova ka nevojë për institucione funksionale.

Ai ka theksuar se, nëse partia e parë nuk arrin shumicën e nevojshme, duhet të tentohen alternativat për të krijuar një shumicë tjetër.

“Kosova ka nevojë për institucione. Nëse partia e parë nuk ka shumicë, duhet të mundohemi të formojmë shumicë tjetër,” ka deklaruar Limaj, duke shtuar se deri tani nuk ka parë asnjë hap konkret për krijimin e një shumice të konsoliduar.

Ai sshpreson që një zgjidhje të arrihet sa më shpejt, për të shmangur krizën institucionale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu