Në balancën e Mickos!

(Nga:Medai Shaholli)

Kë të marrë e kë të lë, ky është halli i kryekomitit Micko në qeverinë e koalicionit me servilët shqiptarë, ku ai duhet të vendosi se ta mbajë apo ta flak tutje si limon të shtrydhur doktor Benin pas presionit të vredistëve që thonë se edhe me qeverinë edhe me DUI-n nuk mundet!

Vredistët mendojnë se Mickua do i dëgjoj ata pasi janë shumicë dhe kanë 9 deputetë në “kandarin” e koalicionit dhe se për këtë favor ata janë të gatshme për sakrilegje të gjithëllojshme vetëm e vetëm për t’i kënaqur epshet e kryekomitit në pallatin e bardhë sa herë ai të dojë ndonjë “vleniçkë” në kabinetin e tij për t’u siguruar se ata janë faktor në kampin shqiptar dhe jo dikush tjetër.

Sa herë duan vredistët të duken VIP-a para shqiptarëve ja mësyjnë drejt Prishtinës te baba Bini për t’i thënë “makedonve” se ja ne jemi “faktorë të rëndësishëm në državën Severna”, por në fakt baba Bini nuk e çanë trapin për “makedont” dhe nuk i bie ndërmend nëse janë gjalle apo vdekur, ndryshe do i kishte bërë presion autoriteteve të Shkupit se shqiptarët nuk shifra por pjesë e kombit shqiptar!

Në realitet Mickua nuk i bën “hesap” turkomanët e VREDI-it pasi e njeh etjen e tyre për pushtet si dhe nivelin intelektual e kapacitetet e tyre të dyshimta performuese.

Ai e njeh këtë shpurë të intelektualëve gjysmakë dhe deledash, se nuk mund t’i mbajnë premtimet për faktin e thjeshtë se ata në koalicionin qeveritar janë thjesht numra që ngrejnë kartonët e gjelbër sa herë që ia kërkon kryekomiti Micko.

Kjo tajfë turkomanësh vetëkenaqet me suksese inekzistente duke u kapërdisur korridoreve te pallatit të bardhë si “faktorë te rëndësishëm” para shqiptarëve, por pasi i kanë premtuar shqiptarëve ndryshimin brenda gjashtë muajve dhe nuk e realizuan, menduan ta shtynë për 1 vit premtimin për ndryshimet kushtetuese, kur e panë se despoti i tyre nuk lëviz asnjë milimetër nga qëndrimet e tij për mos t’i bërë ndryshimet kushteruese pa marrë më parë garanca të forta nga BE.

Fundja, vendimin për ta larguar apo jo nga qeveria e koalicionit ASH-në e merr kryekomiti Micko dhe jo VREDI!

Mbetet për t’u parë nëse Micko do t’i dëgjojë ankesat e “shfalerkave” VREDI-t për t’i larguar nga qeveria “shfalerkat” e tjera aleanciste ose do t’i mbajë të dy palët si vasale të pushtetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu