Mbërrin mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve

Ndërkohë që seanca përgatitore dhe dëgjimit të argumenteve pro dhe kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese është caktuar për më 19 qershor, ka mbërritur mendimi miqësor nga Komisioni i Venecias. Gjykata Kushtetuese i ka dërguar dy pyetje këtij komisioni:

Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe evropiane për përdorimin e gjuhëve të pakicave në jetën publike, pra në organet shtetërore dhe Institucionet publike?
Në nivel qendror(veçanërisht për kriteret që rregullojnë përdorimin e gjuhëve të pakicave në të gjithë territorin e shtetit),
Në nivel lokal (njësitë e vetëqeverisjes vendore)
Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe evropiane për përdorimin e gjuhëve në procedurat gjyqësore dhe në sistemin gjyqësor në përgjithësi?

Në përgjigje prej 12 faqesh të Komisionit të Venecias, i cili i cilëson abstrakte pyetjet, duke arsyetuar se edhe përgjigjet e tij nuk mund të jenë të prera me thikë, thuhet se, sipas standardeve, Shtetet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar të drejtat gjuhësore të minoriteteve në sistemin gjuhësor.

Pika 52 e konkluzionit të Mendimit të Komisionit të Venecias
52. Komisioni i Venedikut dhe Drejtoria e Përgjithshme e Demokracisë dhe Dinjitetit Njerëzor DGII arrijnë në përfundimin se Shtetet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që të drejtat gjuhësore të minoriteteve në sistemin gjyqësor të zbatohen plotësisht dhe të sigurojnë mbrojtje për gjykim të drejtë, duke përfshirë edhe fazat hetimore dhe paragjyqësore, kryesisht në kontekstin e procedurave penale.
Detyrimet që lidhen me procedurat penale, që synojnë garantimin e të drejtës për një gjykim të drejtë për të akuzuarin, përbëjnë thelbin e rregullores mbi përdorimin e gjuhëve të minoriteteve në gjyqësor. Megjithatë, këto janë standarde minimale dhe asgjë nuk e pengon Shtetin të garantojë të drejta më të gjera gjuhësore në procedurat gjyqësore, me kusht që kjo të mos pengojë administrimin e duhur të drejtësisë. Nëse bëhet një zgjedhje e tillë, është edhe më thelbësore të sigurohen burime të mjaftueshme financiare që lejojnë zbatimin e dispozitave ligjore”
Në mendimin e Komisionit të Venecias thuhet gjithashtu se nëse një i pandehur në procedurat penale nuk e kupton gjuhën shtetërore të përdorur në gjykata, zbatohen standardet ligjërisht të detyrueshme të KEDNJ-së (përveç dispozitave të Kartës), ndërsa nëse një i pandehur në procedurat penale e kupton gjuhën shtetërore, por dëshiron të shprehet në “gjuhën që është emocionalisht më e afërt” me të, zbatohet Neni 9 i Kartës (nëse Shteti e ka ratifikuar Kartën).
Komisioni i Venecias në vitin 2019 kishte dhënë vlerësim për ligjin e gjuhëve i cili ishte miratuar në vitin 2018, në të cilin thuhej se disa përcaktime të këtij ligji, “tejkalojnë standardet e përcaktuara në Konventën-kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Deklaratën evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave”.

Raporti i Komisionit të Venecias i vitit 2019
“Ligji i vitit 2018 në mënyrë të theksuar avancon përdorimin e gjuhës shqipe, si gjuhë që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, në organet publike. Por, në fusha të caktuara, ligji shkon shumë larg duke i imponuar institucioneve publike detyrime joreale, në veçanti në procedurat gjyqësore. Obligimet janë joreale dhe të shtrenjta për t’u zbatuar”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu