Kryespiuni ukrainas konfirmon vdekjen e ekuipazhit të aeroplanit të dytë luftarak rus të rrëzuar nga droni detar

Ekuipazhi i aeroplanit të dytë luftarak rus Su-30, i rrëzuar nga dronët detarë ukrainas pranë Krimesë më 2 maj, është konfirmuar i vdekur.

Gjeneral-lejtnant Kyrylo Budanov, shef i inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës (DIU), konfirmoi në një intervistë për The War Zone (TWZ), një agjenci lajmesh për mbrojtjen dhe teknologjinë ushtarake.

Budanov e përshkroi rrëzimin e dy Su-30 si një moment historik për forcat mbrojtëse të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Ai deklaroi se Grupi 13, një njësi speciale brenda DIU, ishte përgjegjëse për shkatërrimin e aeroplanit duke përdorur raketa ajër-ajër AIM-9 Sideëinder të lëshuara nga droni detar Magura-7.

Budanov tha se ekuipazhi i Su-30 të parë mbijetoi dhe u mor në Detin e Zi nga një anije civile. Raportet paraprake thonë se ekuipazhi i aeroplanit të dytë u vra.

“Ne përdorim disa modele [të raketave] në Magura-7, por rezultatet më të mira [vijnë nga] AIM-9”, shtoi kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu