Zelensky: Takimi me Trump, më i miri. Diskutuam për sanksione ndaj Moskës

Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky deklaroi për mediat këtë të shtunë se takimi I tij I një jave më parë me Presidentin Amerikan Donald Trump në funeralin e Papa Françeskur kishte qenë më i miri që dy liderët kishin pasur së bashku.

Sipas Kreut të Shtetit Ukrainas përgjatë bisedës me Trump, ai dhe presidenti Amerikan kishin rënë dakord se një armëpushim 30 ditor mes Kievit dhe Moskës do të ishte hapi I duhur drejt një paqeje afatgjatë në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se ata ishin tërhequr nga negociatat për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës për shkakun se Moska nuk kishte pranuar një armëpushim 30 ditor mes palëve. Washingtoni tha se tashmë duhet të ishin palët ato që duhet të ecnin përpara me takime të drejpërdrejta dhe plane konkrete sesi do ti jepej fund luftës në Europën Lindore.

Zelensky deklaroi se përgjatë takimit të tij me Presidentin Amerikan në Vatikan ai kishte pyetyr Kreun e Shtëpisë së Bardhë mbi sanksionet që mund të ndërmerreshin ndaj Moskës.

Kreu i Shtetit Ukrainas deklaroi se mori një përgjigje të forte nga Donald Trump për dicka të tillë, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.

Media të ndryshme ndërkombëtare përfshirë “The Telegraph” dhe “Bloomberg” raportuan të premten se administrata e Donald Trump kishte përgatitur përgjatë javëve të fundit paketa të reja sanksionesh ndaj Moskës për të shtuar presionin mbi ekonominë Ruse dhe presidentin e këtij vendi Vladimir Putin.

Komentet e Departamentit Amerikan të Shtetit të premten lane të qartë një distancim të Shteteve të Bashkuara nga Rusia sa I përket negociatave për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.

Nga ana tjetër nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet me vlerë mes Kievit dhe Washingtonit këtë javë si dhe rinisja e ndihmave ushtarake për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shpresa se marrdhëniet transatlantike po përmirësohen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI denoncon trajtimin çnjerëzor të 76 punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, trajtimit çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për...

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të...

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

A po i kërcënon votuesit Hekuran Murati? Nëse VV nuk fiton e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa paga

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të fitojë e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa...

Gjendet vetura e vjedhur e Adri Rogaqit dhe Iliriana Sadriut, ai reagon me një mesazh zhgënjyes për të afërmit: “U rrëzova dhe pashë kush...

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu. Gjithçka nisi parmbrëmë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu