Mexhiti: 2 Maji është kujtesë, por edhe amanet

Izet Mexhiti

2 Maji nuk është veç një datë në kalendar. Është zëri i dhimbjes dhe krenarisë, jehona e sakrificës që s’duhet të harrohet kurrë. Është dita kur u shpall Zona e Lirë e Karadakut, që u vulos edhe një kapitull i ri i historisë sonë, një kapitull i shkruar me gjakun e bijve më të mirë të kësaj toke.

Sot, përulemi me respekt përpara kujtimit të dëshmorëve që nuk u kthyen kurrë, përpara nënave që mbetën me plagë në zemër, dhe përpara atyre që me guxim e vendosmëri u bënë dritë në errësirën e vitit 2001. Ata nuk luftuan vetëm për të larguar një barrë, por për të sjellë shpresë, për të ndezur një flakë që sot mban gjallë idealin për liri, dinjitet dhe drejtësi.

2 Maji është kujtesë, por edhe amanet. Është thirrje për të mos harruar, për të reflektuar dhe për të mbrojtur me çdo kusht vlerat që u fituan me aq shumë mund. Është përgjegjësi që brezat e rinj ta dinë se paqja që gëzojmë sot, është trashëgimi e një lufte të madhe shpirtërore e fizike.

Lavdi të gjithë atyre që ranë për të na ngritur! Le të qëndrojmë gjithmonë të bashkuar, se vetëm të bashkuar e të vetëdijshëm, e meritojmë rrugën që ata na lanë trashëgim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zhgënjimi që ShBA s’e pa kurrë në raportet me Kosovën deri në ardhjen e Kurtit në pushtet

Kosova u ndëshkua këtë vit nga aleati më i madh dhe më i fuqishëm. Dialogu strategjik me ShBA-në u pezullua, për shkak të veprimeve...

BDI denoncon trajtimin çnjerëzor të 76 punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, trajtimit çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për...

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të...

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

A po i kërcënon votuesit Hekuran Murati? Nëse VV nuk fiton e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa paga

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të fitojë e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu