Sela për “27 Prillin”: Ajo ditë ishte shkëndija për procese që deri atë kohë ishin të bllokuara

E Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela mbajti një konferencë të posaçme për media kushtuar 27 prillit, përcjell TV21. Sela, ndër deputetët që e mësuan më rëndë nga dhuna e ushtruar në Kuvend, u shpreh se ajo ditë ishte shkëndija për shumë procese që deri atë kohë ishin të bllokuara, si perspektiva e zgjidhjes së çështjes së emrit, që çoi më pas në anëtarësimin në NATO. 27 prilli, sipas Selës, është edhe dita ku nisi të jetësohet sjellja e ligjit për përdorimin e gjuhëve, ligj që siç u shpreh, nuk është i kompletuar. 27 prillin, kreu i ASH-së e lidhi edhe me zgjedhjen e kryeparlamentarit të parë shqiptar.

“E natyrisht që 27 prilli ka edhe simbolikën e zgjedhjes për herë të parë shqiptar në një nga pozicionet e shtetit. Nuk e kam fjalën për emra të përveçëm, por po flas për momentin kur një nga pozicionet kryesore të shtetit u zgjodh shqiptar – kryeparlamentari i parë shqiptar. Tani keni vërejtur që edhe më pas janë zgjedhur kryeparalmentar shqiptarë, fatkeqësisht në mesin e atyre që më 27 prill që kishin mundësinë që të jenë aty, që kishin mundësinë që të jenë po ata që vendosën një nga pozicionet e shtetit të jetë shqiptar, por fatkeqësisht zgjodhën të ishin ikanakë dhe pastaj ta gëzojnë këtë pozicion”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

Tetovë/ Ministrja e Arsimit, Janevska nuk ndjehej komod me gjuhën shqipe, kërkon nga Kasami që të flasë maqedonisht

Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu