Epërsi bindëse e VMRO-së dhe BDI-së, te shqiptarët politikani më i popullarizuar është Ali Ahmeti

Nëse deri tani në shumicën e hulumtimeve të opinionit publik në Maqedoni, problemi numër 1 me të cilin përballet shteti ynë ishte krimi dhe korrupsioni, hulumtimi i fundit i MKD.mk tregon se qytetarët mendojnë se sot kjo është ekonomia. Hulumtimi i MKD.mk, i cili nga 20 marsi deri më 17 prill është realizuar nga agjencia “Market Vision”, në lidhje me rejtingjet e partive politike dhe liderëve të tyre, tregoi se VMRO-DPMNE dhe lideri i tyre Hristijan Mickoski janë ende në epërsi bindëse.

Ky hulumtim tregoi se qytetarët sot mendojnë se problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet Maqedonia janë faktorët ekonomikë, niveli i të ardhurave të qytetarëve dhe rritja e çmimeve. Në hulumtimet e mëparshme të opinionit publik të MKD.mk dhe “Market Vision”, për herë të parë krimi dhe korrupsioni janë në vendin e dytë.

Sa i përket liderëve të partive politike, ashtu si në hulumtimin e mëparshëm nga dhjetori i vitit të kaluar, Hristijan Mickoski e ka besimin e pjesës më të madhe të të anketuarve. Mickoskit i besojnë 25.4 për qind e të anketuarve, ndërsa në vendin e dytë është Venko Filipçe me 3.8%. Në kampusin shqiptar më i popullarizuari është ende Ali Ahmeti (6.2%).

Megjithatë, ndër liderët e VLEN-it, më i lartë është rejtingu i Taravarit, i cili e ka braktisur koalicionin VLEN.

Perceptimi i qytetarëve është se liderë të opozitës në Maqedoni janë Venko Filipçe (LSDM), Ali Ahmeti (BDI) dhe Dimitar Apasiev (E Majta). Pothuajse gjysma e të anketuarve nuk dinë cilin politikan ta përmendin.

Sa i përket ngjarjeve në LSDM dhe funksionarëve të tyre të përfshirë në marrëveshje kriminale dhe korruptive, më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë se LSDM ende nuk është pastruar nga njerëzit që janë pjesë e skandaleve të tilla.

Befasisht i lartë është përqindja e qytetarëve që do të dilnin në votime nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër. Madje, dy të tretat e të anketuarve kanë deklaruar se do të dilnin në votime, ndërsa fushata për zgjedhjet lokale ende nuk ka nisur.

Nga ata që janë përgjigjur se do të dilnin në votime në zgjedhjet e ardhshme, thonë se do të votonin për VMRO-DPMNE. Në vendin e dytë është koalicioni Vlen, pastaj vijojnë BDI, LSDM, E Majta, ZNAM…

Anketimi është realizuar nga 20 marsi deri më 17 prill duke përdorur metodën CATI – anketim telefonik me ndihmën e kompjuterit në një mostër prej 1.200 të anketuarve (gabim statistikor: 3%; interval besueshmërie: 95%). Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike sipas të dhënave për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021. (mkd.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Serbia shmang eurodeputetët, thellohen tensionet me BE-në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryekuvendarja serbe, Ana Bërnabiç, kanë vendosur të shmangin takimet me delegacionin e Parlamentit Evropian, në kuadër të procesit...

Edhe 30 ditë paraburgim për ish-avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa

Zoti Fehmi Stafa u arrestua më 13 dhjetor të vitit të kaluar, si pjesë e një procedure të nisur kundër tij nga Prokuroria Themelore...

Këshilltari Armend Reçi reagon ashpër ndaj skenave në Karnavalet e Vevçanit: “U fye rëndë dinjiteti i Veleshtës”

Këshilltari i Këshillit të Komunës së Strugës nga fshati Veleshtë, Armend Reçi, ka reaguar publikisht pas paraqitjeve në Karnavalet e Vevçanit, të cilat sipas...

78% e parave për dekorime të Vitit të Ri në RMV përfunduan te një kompani, 81% e tenderëve pa konkurrencë

Hulumtimi i publikuar nga Qendra për Komunikime Civile hedh dritë mbi mënyrën se si njësitë e qeverisjes lokale në vend shpenzojnë mjetet publike për...

Sorensen synon që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut gjatë 2026-s

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani, ka shprehur urimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu