Incidentet me armë zjarri, gjithnjë e më të shpeshta

Shtohen incidentet me armë zjarri të kryera nga fëmijët. Rasti i fundit ndodhi në Prilep kur një fëmijë ka qëlluar në oborrin e tij me pushkë dhe pistoletë. Për ekspertët e sigurisë, problemi qëndron tek armët pa leje që i posedojnë qytetarët, si dhe keqpërdorimi i armëve me leje. Profesoresha për çështje të sigurisë Svetllana Nikollovska thotë se institucionet duhet t’i kushtojnë vëmendje përmirësimit të situatës së sigurisë, por edhe të rishqyrtojnë se kujt i jepet leja për posedim të armëve. Ajo kërkon gjithashtu vendosjen e testit psikologjik për personat që kërkojnë të marrin leje për armë.

“Ajo që unë do të vendosja në procedurë ligjore është kalimi i testit psikologjik nga personat që paraqesin kërkesë për leje për armë. Pra është test shumë i rëndësishëm që psikologët profesionistë të mund të vlerësojnë në një farë mënyre nëse dhe në çfarë gjendje mendore personat do të mund të posedojnë armë zjarri dhe duke qenë se është në një farë mënyre për abuzime në të ardhmen për t’i shmangur këto, mendoj se nevojiten teste të tilla”, tha Svetllana Nikollovska- profesoreshë e kriminologjisë.

Nikollovska shton se duhet të punohet në edukimin e atyre që posedojnë armë, të sigurohet që ato të mbahen në dollape të përshtatshme, larg fëmijëve dhe që fëmijët të mos e dinë se prindërit e tyre posedojnë armë.

“Ajo për të cilën duhet të punojmë seriozisht, është edukimi i atyre që posedojnë armë, për sa i përket mënyrës se si t’i ruajnë, veçanërisht se si t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga mbajtja e armëve brenda mundësive të tyre”, tha Svetllana Nikollovska- profesoreshë e kriminologjisë.

Nga Ministria e Brendshme përmendim kriteret për marrjen e lejes, në të cilat, përveç shtetësisë, moshës madhore dhe kufizimit të aftësisë afariste, aplikuesi duhet të jetë i aftë nga ana mjekësore për të poseduar dhe mbajtur armë; të mos përbëjë rrezik për rendin publik; të ketë arsye të justifikuar për marrjen e armës, të ketë njohuri teknike për përdorimin dhe ruajtjen e duhur të armëve dhe të jetë i njohur me rregulloret për armët.

“Një aplikues për posedim të armës duhet të jetë në gjendje mjekësore, të japë arsye të justifikuar për armën, të dijë se si ta përdorë dhe ruajë atë dhe të jetë i njohur me rregulloret për armët”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ekspertët bëjnë thirrje për sanksione më të ashpra për prindërit që lejojnë fëmijët e tyre të kenë qasje tek arma. Sanksionet sipas tyre duhet të jenë më rigoroze, pasi siç thonë ata, nëse prindërit e dinë se përballen me sanksione serioze, atëherë do t’i kushtojnë më shumë vëmendje mënyrës së ruajtjes së armëve dhe nëse do të tentojnë t’ua mësojnë fëmijëve përdorimin e armëve./Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

Trump protestuesve iranianë: “Ndihma është në rrugë”- paralajmëron veprime të forta ndaj Teheranit

Donald Trump u ka dërguar një mesazh protestuesve iranianë duke deklaruar se “ndihma është në rrugë”, në një kohë kur Irani po përballet me...

Kasami dhe Qoku me BMW 150 mijë euro — dëshmi e “suksesit ekonomik” pas dy vitesh qeverisje

Në takimin e fundit të liderëve politikë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te temat politike, por edhe te paraqitja luksoze e dy figurave të...

Osmani s’është e padiskutueshme për LVV-në, partia e Kurtit çon mesazh se “mbeten të hapura” opsionet për Presidentin

Vjosa Osmani po kërkon të rizgjidhet presidente për t’i vazhduar “punët e mira dhe të përbashkëta” me Albin Kurtin, partia e të cilit aktualisht...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu