Shkencëtarët po përdorin qeliza e trurit të kompozitorit të njohur të vdekur për të krijuar muzikë

Shkencëtarët kanë krijuar një ‘mini-tru’ duke përdorur qelizat e kompozitorit avangard amerikan Alvin Lucier dhe sot, katër vjet pas ndarjes së tij nga jeta, ky tru artificial po prodhon muzikë të re.

Instalacioni novator, që bashkon artin me shkencën, është titulluar ‘Ringjallja’ dhe mund të vizitohet në Galerinë e Arteve të Australisë Perëndimore në Perth deri më 3 gusht.

Lucier, i njohur për eksperimentet e tij me tingullin dhe trupin e njeriut, ka lënë pas një trashëgimi që vazhdon të sfidojë kufijtë mes njeriut, teknologjisë dhe artit. Ai është autor i veprave si Music For Solo Performer (1965), ku përdorte valët e trurit për të krijuar muzikë, dhe I Am Sitting In A Room (1971), që përqendrohej në rezonancën e hapësirës si pjesë e përformancës.

Në vitin 2018, Lucier nisi bashkëpunimin me një grup artistësh dhe shkencëtarësh nga projekti ‘Revivification’.

Dy vjet më vonë, ndërsa vuante nga sëmundja e Parkinsonit, ai pranoi të dhuronte qeliza gjaku për qëllime kërkimore.

Këto qeliza, të riprogramuara në qeliza staminale nga studiues të Universitetit të Harvardit, u zhvilluan më pas në organoidë tredimensionalë të ashtuquajturit ‘mini-tru’, që imitojnë funksione themelore të trurit të njeriut.

Tani, ky ‘mini-tru’ ndodhet në qendër të instalacionit artistik, i vendosur mes 20 pllakave prej bronzi, ai gjeneron sinjale elektrike që përplasen mbi sipërfaqet metalike, duke krijuar “jehona komplekse dhe të qëndrueshme që mbushin hapësirën”, siç shpjegon galeria.

“Ne jemi shumë të interesuar të dimë nëse organoidi do të ndryshojë apo do të mësojë me kalimin e kohës,” thotë Guy Ben-Ari, një nga artistët që punoi në projekt.

“Është një proces i hapur, një formë eksperimentale që jeton dhe zhvillohet.” shton ai.

Vajza e Lucier-it, Amanda, ka përjetuar projektin me emocion të veçantë. “Kur i tregova për projektin, ajo qeshi dhe tha: ‘Ky është aq shumë babai im’. Ai gjithmonë e kishte një mënyrë për të mos u larguar plotësisht. Thjesht… duhej të vazhdonte të luante.”

Por krahas admirimit artistik, “Ringjallja” ngre edhe dilema etike. “Si punonjës të kulturës, ne nuk kemi synuar të japim përgjigje, por të provokojmë pyetje,” thekson bashkëpunëtori Nathan Thompson.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

Trump protestuesve iranianë: “Ndihma është në rrugë”- paralajmëron veprime të forta ndaj Teheranit

Donald Trump u ka dërguar një mesazh protestuesve iranianë duke deklaruar se “ndihma është në rrugë”, në një kohë kur Irani po përballet me...

Kasami dhe Qoku me BMW 150 mijë euro — dëshmi e “suksesit ekonomik” pas dy vitesh qeverisje

Në takimin e fundit të liderëve politikë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te temat politike, por edhe te paraqitja luksoze e dy figurave të...

Osmani s’është e padiskutueshme për LVV-në, partia e Kurtit çon mesazh se “mbeten të hapura” opsionet për Presidentin

Vjosa Osmani po kërkon të rizgjidhet presidente për t’i vazhduar “punët e mira dhe të përbashkëta” me Albin Kurtin, partia e të cilit aktualisht...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu