Vrasja në Duqanxhik, LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit

LSDM-ja opozitare ka reaguar në lidhje me vrasjen e djeshme në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar. Sipas tyre, është rrënuar siguria e qytetarëve dhe sundon kaosi nëpër rrugët e qytetit. Simona Cvetanovska kërkon që ministri i Punëve të Brendshme të japë dorëheqje dhe të fillojnë reforma përkatëse pasi qytetarët nuk e meritojnë të jetojnë në frikë dhe ambient të pasigurt.

“Ministria e Punëve të Brendshme nën udhëheqjen e Pançe Toshkovskit si asnjëherë më parë është gjunjëzuar deri në shkallën që dje para Stacionit Policor, në mes të ditës ka ndodhur edhe një përleshje mafioze. Para syve të opinionit, në oborrin e Stacionit Policor ndodhin përleshje të përgjakshme me viktima dhe të lënduar. Kjo, është shpërbërje e plotë e aparatit të sigurisë”. 01:45 “Mjaft ishte Toshkovski, është koha për dorëheqje. Është koha për përgjegjësi. Ai është hapi i parë për kthimin e sigurisë në rrugë, në shtet. Për kthimin e paqes dhe qetësisë së qytetarëve”, tha Simona Cvetanovska, LSDM

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u fut “Srpski svijet” në Severnën e Vredit dhe të Mickos?

A duhet të shqetësohen shqiptarët më ndërhyrjen e "srpski svijet" në Severnën e VREDI- dhe të Mickos? Shqiptarët duhet të shqetësohen nga "srpki svijet"...

Dita e Ushtrisë në Shkup, Kryeministri Mickoski provokon Greqinë, flet për Maqedoninë pa përmendur Veriun

Është pikërisht kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili ka shkaktuar këtë situatë pasi përdori emrin e Maqedonisë, por pa përmendur Veriun....

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu