Snopçe: Zotimi për ta shkrirë VLEN-in u harrua, çfarë ndodhi që tani u aktivizua?

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se zotimi dhe pritshmëritë për ta shkrirë VLEN-in në një subjekt të vetëm politik u harrua dhe nuk u përmend më fare, e që tani kjo temë u riaktualizua menjëherë.

“Pritej që menjëherë pas zgjedhjeve VLEN të shkrihet në një parti, por ai zotim u harrua nga të gjithë. Taravari e sakrifikoi vetveten hyri në zgjedhjet presidenciale edhe pse anketat nuk ishin në favor të tij. Kur e ndamë pushtetin qendror, ne si ASH e pranuam që ndarja të bëhet në mënyrë të barabartë. Por, tani kur afrohen zgjedhjet lokale ne që nga tetori kemi nisur idenë që të shkojmë me lista të veçanta”, tha Halil Snopçe.
Ai shtoi tutje që partitë tjera mezi e kishin pritur këtë ndarje, prandaj tani po ndihen komod për ta shkrirë VLEN-in. Mes tjerash ai theksoi se VLEN aktivizoi një mekanizëm të fake profilave për t’i ofenduar ata, dhe pra një makineri e tërë kundër ASH-së, më shumë na sulmonin këta sesa të tjerët.

Ai tha se Aleanca për Shqiptarët në krye me Arben Taravarin dhanë kontributin e duhur për ta sjellë ndryshimin në kampin shqiptarë.

“Të gjithë sytë ishin të kthyer nga ASH dhe Arben Taravari 107 mijë votat gjithë kanë meritat e veta por që hapin e madh e bëri Taravari që solli ndryshimin. BDI shkoi në opozitë. Ky ishte një veprim vendimtar shumë i rëndësishëm”, tha Halil Snopçe.

Sipas tij, ideja e ASH-së për të shkuar me lista ndaras ka qenë për dy arsye konkrete, që të mobilizojnë më shumë njerëz për rezultat më të mirë dhe e dyta që të maten si parti politike sa peshojnë në opinion.

“Arsyeja ishte e dyfisht, do të kishim aktivizuar gjitha partitë politike, me emër e mbiemër kishim shumë kandidatë. Mos të mbështesim tek njëra parti e te tjetra. Dhe, arsyeja tjetër të matemi të shohim se si qëndrojnë në terren, ky është sondazhi më i mirë. Të kemi një pasqyrë se kush duhet të jetë lideri. Fatkeqësisht, njëherë kjo ide ishte në heshtje e pastaj me kalimin e kohës u shndërrua në refuzim. Te kandidatë për kryetar komune propozuam që të kemi sondazhe edhe këtë e refuzuan”, tha deputeti Halil Snopçe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ilaz Leskovica: Dega e BDI-Çair ka nevojë për reforma urgjente, ndryshe ju pret opozita dhe harresa politike

Ilaz Leskovica kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj Degës së BDI...

Opinion nga Kim Mehmeti: Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i paqartësive. Kështu për shembull, edhe sot e kësaj dite është e paqartë përqindja e saktë e...

Sebar Mustafa jep dorëheqje nga Alternativa në Lubeten: “Nuk jam fasadë për interesat e ngushta të disa individëve”

Lubeten, 12 gusht 2025 – Sebar Mustafa ka bërë publike dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të nëndegës së Alternativës në Lubeten, duke...

ASH e Selës: Në kuvend u konfirmua, kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe është monoetnike

Kuvendi nuk arriti të votojë ndryshimet e kodit zgjedhor për të përcaktuar përqindjen e nënshkrimeve të mbledhura për kandidatët e pavarur, edhe pse mblodhi...

ASh Sela: Qeveria VMRO-VLEN, Qeveri e inflacionit dhe shkatërrimit të ekonomisë familjare

ASh Sela ka reaguar për normën e inflacionit, njofton in7.tv “Qeveria aktuale për vetëm një vit ka shkatërruar ekonominë e vendit e veçanërisht atë familjare...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu