Kovaçevski: Ende vlen ftesa për ” Frontin Evropian”

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski është shprehur se në takimin e fundit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është biseduar për marrëdhëniet në koalicion dhe për punën e qeverisë teknike, por nuk ka treguar nëse Taravari më pas ka njoftuar se do t’i bashkohet frontit opozitar. I pyetur për daljen e mundshme nga koalicioni qeveritar me Aleancën, Kovaçevski u përgjigj se vendi ka ndërtuar shoqëri demokratike në të cilën çdo parti politike dhe individ mund të marrë lirisht vendimet e veta. Ai përsëriti se oferta për t’iu bashkuar të ashtuquajturit “front evropian” i udhëhequr nga LSDM vlen ende.

“Sa i përket dinamikës së marrëdhënieve në Aleancën për Shqiptarët, në parti, nuk do të komentoja. Por, bëhet fjalë për subjekt politik dhe organet e tyre, funksionimin e tyre, janë ata që duhet të japin përgjigjet. Vendi i partive politike është në koalicione me të cilat ndajnë të njëjtat vlera, pa hyrë në atë kush në cilin është koalicion si subjekt politik kurse oferta e LSDM-së është ende e vlefshme për të gjitha partitë, organizatat dhe individët që ndajnë vizionin e një Maqedonie evropiane, të na bashkëngjiten në zgjedhjet e 24 prillit”, tha Dimitar Kovachevski – kryetar i LSDM-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu