Inspektorët e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve pa rroga, reagon BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se ej më shumë se katër muajsh, inspektorët e Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve nuk kanë marrë pagat, nuk kanë sigurim shëndetësor, as mbulim social dhe sipas tyre, kjo është një strategji e qëllimshme për t’i larguar profesionistët që janë trajnuar dhe licencuar me vite për të mbrojtur ligjin.

“Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj zhvillimeve të fundit skandaloze që prekin drejtpërdrejt Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, institucionin kyç për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Prej më shumë se katër muajsh, inspektorët e këtij institucioni nuk kanë marrë pagat, nuk kanë sigurim shëndetësor, as mbulim social.

Kjo nuk është thjesht një padrejtësi sociale – kjo është një strategji e qëllimshme për t’i larguar profesionistët që janë trajnuar dhe licencuar me vite për të mbrojtur ligjin.

Ky është kapitulli i radhës në një ofensivë të organizuar kundër statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fillimisht, institucionit iu mor pavarësia, duke u futur nën Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim kontrolli dhe varësie politike.

Tani, me mosdhënien e pagave dhe shpërfilljen e funksionit të tyre, synohet shkatërrimi përfundimtar i këtij mekanizmi mbikëqyrës.

Në të njëjtën kohë:

• Gjykata Kushtetuese po shqyrton kushtetutshmërinë e vetë Ligjit për Gjuhët,
• Institucionet nuk po e zbatojnë ligjin në praktikë,
• Web-faqet e ministrive dhe ndërmarrjeve publike janë fshirë nga përmbajtjet në shqip,
• Dokumentet zyrtare po publikohen ekskluzivisht në maqedonisht,
• Dhe tani, po goditet edhe institucioni që mbikëqyr zbatimin e ligjit.

Kjo nuk është neglizhencë. Ky është një plan i mirëpërgatitur për të çmontuar çdo gjë që është ndërtuar rreth përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në vend.

Ky është momenti që nuk duron më asnjë ditë heshtje. Çdo heshtje tani është bashkëfajësi nesër.

Thirrja jonë shkon për të gjithë – pa dallim etnie, partie, apo pozite shoqërore.

Përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë, intelektualë, media, partnerë ndërkombëtarë – tani është koha të ngrisim zërin.

Gjuha shqipe nuk është dekor. Është e drejtë kushtetuese, është barazi, është dinjitet”, thotë BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ilaz Leskovica: Dega e BDI-Çair ka nevojë për reforma urgjente, ndryshe ju pret opozita dhe harresa politike

Ilaz Leskovica kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj Degës së BDI...

Opinion nga Kim Mehmeti: Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i paqartësive. Kështu për shembull, edhe sot e kësaj dite është e paqartë përqindja e saktë e...

Sebar Mustafa jep dorëheqje nga Alternativa në Lubeten: “Nuk jam fasadë për interesat e ngushta të disa individëve”

Lubeten, 12 gusht 2025 – Sebar Mustafa ka bërë publike dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të nëndegës së Alternativës në Lubeten, duke...

ASH e Selës: Në kuvend u konfirmua, kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe është monoetnike

Kuvendi nuk arriti të votojë ndryshimet e kodit zgjedhor për të përcaktuar përqindjen e nënshkrimeve të mbledhura për kandidatët e pavarur, edhe pse mblodhi...

ASh Sela: Qeveria VMRO-VLEN, Qeveri e inflacionit dhe shkatërrimit të ekonomisë familjare

ASh Sela ka reaguar për normën e inflacionit, njofton in7.tv “Qeveria aktuale për vetëm një vit ka shkatërruar ekonominë e vendit e veçanërisht atë familjare...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu