Rriten rastet e kafshimit nga qentë endacak

Derisa autoritetet e komunave nuk merren vesh për lokacionin, nga ana tjetër rastet e kafshimit të qytetarëve nga qentë endacak shënojnë rritje

Urim HASIPI

Gostivar, 4 shkurt – Problemi me qentë endacak vazhdon të mos gjejë zgjidhje. Ky fenomen akoma vazhdon të jetë shqetësues edhe për qytetarët e Gostivarit dhe jo vetëm. Këta qen endacak tashmë gjithnjë hasen nëpër rrugë ku frekunetojnë të gjitha moshat dhe kjo e bën këtë ende më alarmante situatën në këtë qytet. Të dhënat e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë tregojnë se numri i sulmeve nga qentë endacak është trefishuar gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022. Kështu gjatë vitit të kaluar (2023) në territorin e komunës së Gostivarit janë regjistruar 94 sulme nga qentë e pastrehë. Prej tyre, 63 sulme janë regjistruar në qytetin e Gostivarit, kurse pjesa tjetër e sulmeve kanë ndodhur nëpër fshatra. Marrë për bazë këto shifra, tashmë qytetarët ndjehen të rrezikuar kur lëvizin në qytet, në parqe apo vende tjera. Situata më e rëndë paraqitet në orët e mbrëmjes dhe në mëngjes, kur turma qensh hasen në rrugë dhe në rrezik më shumë janë fëmijët që shkojnë ose kthehen nga shkolla. Në ndërkohë, nuk mungojnë rastet kur qytetarët postojnë në rrjetet sociale tufë me qen të pastrehë që qarkullojnë në rrugët kryesore ose periferike të Gostivarit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu