Edhe Diaspora e dëshpëruar nga veprimi i Taravarit!

Lidhja e Diasporës shqiptare me seli në Zvicër, që vite me radhë është përpjekur në një kauzë të përbashkimit të subjekteve politike shqiptare. Një herë gjithë subjektet, e pastaj partitë opozitare. Vinte shpesh përfaqësuesi i kësaj lidhjeje në Maqedoni, udhëtonte në relacionin Shkup-Tetovë-Gostivar-Strugë

Kjo lidhje, vite me radhë mbante kontakte me këto parti dhe i luste të bashkohen rreth kauzave të përbashkëta shqiptare. Ajo që merrte si përgjigje përfaqësuesi i tyre, ishin fjalë kurtoazie e miratimi, ndërkaq si kalonin vitet, gjithnjë e më i madh ishte dëshpërimi. Një një moment interesant të këtij misionarizmi, ky përfaqësues i lidhjes së Diasporës përfundoi si përkrahës i vetëm njërës parti, tek e cila pa se po i përkrah qëndrimet e tyre. Pastaj u duke se nuk kishte më kontakte.

Por, jo, ja, Lidhja e Diasporës është ende gjallë dhe vëzhgon nga larg. Përfaqësuesi i saj që shpesh shëtiste nga njëra seli në tjetrën, Alisetar Bojana, është shprehur i dëshpëruar nga veprimi i Taravarit. Dikur, kishte qenë i dëshpëruar nga Zijadin Sela, por tash thotë se për herë të parë pajtohet me të. Ja si është shprehur përmes rrjeteve sociale Alisetar Bojana:

“Do të flas! Por do ta lë për pak më vonë, aktualisht sot për sot për herë të parë pajtohem me ish kryetarin e ASH-së Ziadin Sela! Kryetari aktual i ASH-së Arben Taravari është shumë gabim që kërkon bashkim me disa individë të ashtuquajturës opozitë e shqiptarëve!”

Kaq ka komentuar përfaqësuesi i Lidhjes së Diasporës Shqiptare, por i qartë dhe decid në vlerësim për të kuptuar që nuk pajtohet me Taravarin që po shkon me individë të caktuar të “të ashtuquajturës opozitë shqiptare”.

Do të jetë interesant të shihet çka tjetër do të thotë ditëve në vijim Alisetar Bojana./indeks.mk
Po po, do të flas kur të vijë koha! Foto: takime të ndryshme me politikanët aktual si dhe një foto në State Deparetmentin Amerikan ku LDSHM SHBA UE organizoi takim për krerët e subjekteve politike ASH dhe LB

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu