Nga shpresë në zhgënjim: Fidan Limani i numëron Taravarit ‘mëkatet’ politike

Politikani i ri shqiptar në diasporë, Fidan Limani, ka reaguar me tone të forta zhgënjimi ndaj vendimit të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për t’u ndarë nga koalicioni qeveritar VLEN dhe për të garuar me lista të veçanta në zgjedhjet lokale.

Në një reagim emocional në rrjetet sociale, Limani shkruan: “Te pritem si shpresë, ike pa lamtumirë. Sot më shumë se kurrë, njerëzit kanë nevojë për qëndrueshmëri.” Ai e cilëson të papranueshëm largimin nga një koalicion që sipas tij ishte ende i ri, por i suksesshëm dhe që duhej të provohej edhe në zgjedhjet lokale si një forcë e bashkuar.

– Reklamim –

“Nuk është heroizëm të largohesh kur përgjegjësia troket në derë. Është lehtë të dalësh nga VLENI, por është shumë më e vështirë të qëndrosh, të përballesh dhe të punosh me njerëzit që të besuan,” thekson Limani, duke lënë të kuptohet se vendimi i Taravarit përbën më shumë një shmangie nga përgjegjësia sesa një lëvizje parimore.

Limani, i cili thotë se ka ndjekur nga afër zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, thekson se fushata e BDI-së dhe retorika e liderit të saj, Ali Ahmeti, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të deputetëve të VMRO-së dhe Hristijan Mickoskit, duke shkaktuar dëme afatgjata për interesat shqiptare në vend.

“Politika është shërbim – jo strategji,” përfundon Limani, duke e cilësuar këtë moment si një pikë kthese për reflektim për të gjithë ata që synojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndershme dhe të drejtë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu