Mexhiti: VLEN do të garojë bashkë në zgjedhje! Votuesit e ASH-së të distancohen nga politika përçarëse e Taravarit

Kreu i LD-së, Izet Mexhiti tha se koalicioni VLEN, për dallim prej ASH-Taravari, në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të përbashkëta për këshilltarë dhe me kandidatë të përbashkët për kryetarë të komunave, përcjell TV21. Mexhiti u bëri thirrje votuesve të ASH-së që të distancohen, siç tha ai, “politika përçarëse e Taravarit”.

“Koalicioni VLEN sot ka vendosur që të garojë në zgjedhje bashkë, edhe me lista për këshilltarë, edhe me kandidatë për kryetarë të komunash, ndërsa në ditët në vijim do të kemi edhe themelim të shtabeve të VLEN-it, për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e ardhshme lokale. Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, votuesve dhe funksionarëve të ASH-së, që të distancohen nga politikat e përçarjes të z.Taravari, e sponsorizuar nga BDI-ja dhe oligarkët e tjerë, dhe të qëndrojnë në koalicionin e ndryshimit”, tha mes tjerash Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Prifti arrestohet me kokainë e kanabis në kishë

Një prift 46-vjeçar, i njohur edhe si një personazh i YOUTUBE është arrestuar me akuzën për trafik kokaine dhe kanabisi. Ngjarja u shënua në ishullin...

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu