“The Telegraph”: Serbisë do t’i bllokohet anëtarësimi në BE nëse Vuçiç shkon në paradën e organizuar nga Putini

Serbisë do t’i bllokohet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse presidenti Aleksandar Vuçiç do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores që do të zhvillohet në Moskë më 9 maj, raporton The Telegraph.

Media shtetërore ruse raportoi se Aleksandar Vuçiç do të ishte një nga personalitetet e huaja të pranishëm, si dhe do të kontribuonte me pajisje ushtarake në spektaklin e 9 majit.
Në përgjigje, zyrtarët evropianë e paralajmëruan Vuçiç se vizita e tij do të ishte një shkelje e kritereve të anëtarësimit të bllokut dhe do të prishte ambiciet e vendit të tij për në BE.

“Ne duhet të sigurohemi që ata të kuptojnë se disa vendime kanë një kosto,” tha Jonatan Vseviov, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së punëve të jashtme të Estonisë. Pasoja është mos anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi: “Rusët kanë punuar shumë për t’i bërë njerëzit të marrin pjesë… Për ne ky do të jetë një test i rëndësishëm lakmusi. Në thelb ajo që ne shikojmë është nëse ata janë apo jo në anën tonë apo duke luajtur në ekipin tjetër.”

Kaja Kallas, kryediplomati i jashtëm i bllokut, tha se ministrat e jashtëm të BE-së kishin diskutuar mbi vendet anëtare të mundshme që mund të merrnin pjesë në ceremoninë në Moskë, në një mbledhje të hënën.

Serbia ka kohë që është përpjekur të kultivojë njëkohësisht marrëdhëniet me Brukselin dhe Moskën.

Beograd, 17. januara 2019.- Predsednici Srbije i Rusije, Aleksandar Vucic i Vladimir Putin, obisli su veceras u pratnji patrijaraha Irineja, Hram Svetog Save i simbolicno postavili kockice u mozaik sa likom Isusa Hrista i potpisali na fresku sa njegovim likom. PREDSEDNISTVO SRBIJE

Ajo aplikoi për t’u bashkuar me bllokun në vitin 2009 dhe u bë kandidat për anëtarësim në vitin 2012.
Bisedimet për pranimin e Serbisë kanë ngecur në vitet e fundit për shkak të mbështetjes së dukshme të saj për pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia.

Beogradi ka refuzuar të miratojë sanksionet perëndimore kundër Rusisë në përgjigje të luftës, të cilën shumica e vendeve anëtare të BE-së e kërkojnë si kriter anëtarësimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu