Krasniqi me vija të kuqe për Listën Serbe: Jemi të gatshëm ta formojmë Qeverinë me opozitën dhe komunitetet e tjera joshumicë, pa Listën Serbe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se në rast se dështon Albin Kurti që ta formojë Qeverinë, janë të gatshëm që me opozitën dhe me komunitetet joshumicë të fillojnë bisedimet dhe të formojnë institucionet e vendit, që siç tha, me Bedri Hamzën kryeministër, transmeton in7. I pyetur se a to të kishte bashkëpunim me Listën Serbe, Krasniqi tha se me Listën Serbe jo, por me komunitetet e tjera joshumicë.

“Unë ju kam thënë gjithmonë, ne në asnjë mënyrë nuk do të luajmë rol bllokues. Ne kërkojmë sot me vazhdu seanca nëse zotëri Kurti jep dorëheqje edhe me shku tutje. Neve na duhet me konstituu Kuvendin, me zgjedhë kryetarin, nënkryetarët dhe pastaj me hy në procesin kushtetues. Jam i bindur prej kësaj që po e shoh sot me 52 vota që Kurti nuk mund ta bëjë Qeverinë. Ne jemi të gatshëm në rastin e dështimit të tij, që menjëherë me marr përgjegjësinë me partitë që kanë qenë në të kaluarën në opozitë dhe me komunitetet pakicë të Kosovës që ta bëjmë Qeverinë e re”, tha Memli Krasniqi

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

zv.ministri i i VLEN-n në Strugë reagon kundër Shaqirit, por për VMRO-në heshtin se i “shkarkojnë”

Jeton Shaqiri, ka reaguar ashpër ndaj strukturave të koalicionit VLEN dhe shefit të shtabit të tyre lokal, duke i sfiduar për qëndrimet selektive dhe...

Publikohen mesazhe të dyshimta nga një grup i VMRO-DPMNE-së në Çair: Thirrje për të votuar VLEN dhe fjalor ofendues ndaj shqiptarëve

Në rrjetet sociale po qarkullon një bisedë e dyshuar nga një grup komunikimi të lidhur me VMRO-DPMNE-në në Çair, ku disa anëtarë të grupit...

Ziadin Sela bashkë me familjen del për të votuar: Sot është dita kur flet sovrani dhe demokracia merr kuptim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dalë sot bashkë me familjen për të ushtruar të drejtën e tij qytetare të votës. Në një...

Arben Fetai bën thirrje nga diaspora për pjesëmarrje në votime, por vet del për të votuar pa bashkëshorten

Arben Fetai, i cili ditëve të fundit ka bërë thirrje të vazhdueshme për mobilizim të diasporës dhe për pjesëmarrje masive në zgjedhje, sot është...

Dalja e votuesve deri orën 11:15, është 9.38%

KSHZ në konferencën e dytë për shtyp konfirmojnë se deri orën 11:00 nuk janë paraqitur probleme të cilë mund të ndikojnë në pengimin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu