Rashiq: Serbët e Kosovës që shkuan në tubimin e Vuçiqit ishin të shantazhuar

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është shprehur se nuk është optimistë se nesër do të formohet edhe qeveria e re.

Pas përfundimit të procedurave të regjistrimit si deputet, ai ka theksuar se partia që ka fituar shumicën e votave, është më mirë të formojë qeverinë. Sipas tij, çdo opsion tjetër do të komplikonte shumë më shumë procesin.

“Po nëse ka ndonjë propozim i cili është i arsyeshme, rregullat tregojnë se partia më e madhe, në këtë rast LVV-ja, ka të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit. Nuk e shoh ndonjë problem në atë aspekt. Jam pesimist për krijimin e një qeveri në të cilën partia më e madhe sikur që prapë po them kjo është me rëndësi që të kuptohet që partia politike që e ka marrë pothuajse gjysmë e ulëseve që i takojnë komunitetit shqiptar, normalisht që është adresa e duhur për krijimin e institucioneve”, tha Rashiq.

Rashiq u shpreh skeptik për mundësinë që nesër të ketë votim për formimin e qeverisë së re.

“Nuk jam optimist se do të votojmë nesër…është proces i gjatë…nuk është hera parë që mund të ndodhë një ngërç i shkurtë. Ju rikujtoj se në 2014, kemi pas një situatë të tillë, atëherë po ashtu kam qenë deputet, por pas dy apo tre muajve, u zgjidh ajo krizë dhe këtë rast po konsideroj që varianti më e mirë do të ishte që partia më e madhe që të formojë qeverinë, sepse çdo opsion tjetër, do të komplikonte shumë më shumë procesin, qoftë demokratizimit, qoftë afrimit të Kosovës ndaj BE dhe opsioni më i mirë në këtë moment është partia më e madhe të marrë një përgjegjësi për udhëheqjen”, tha ai.

Ai shtoi se shantazhët ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, janë që nga viti 2013, nga BIA dhe Policia serbe.

“Partia politike që është aksidentalisht në pushtet tash në Serbi e keqpërdornin çdo mënyrë, jo vetëm ne si politikan po çdo qytetarë serb që jeton këtu, keni pasur rasti që të shohim edhe ju pardje që ndodhi demonstrata, mitingu i madh në Serbi, krejt ata njerëz që kanë shkuar nga Kosova, kanë qenë të shantazhuar. Secili prej tyre. Të gjithë ata që kanë shkuar në Beograd kanë qenë të shantazhuar”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu