Mbrëmë u takuan liderët e VLEN-it, nesër presin që ASH-ja të vendos për zgjedhjet lokale

Mbrëmë janë takuar liderët e partive që përbëjnë koalicionin VLEN dhe grupet e punës që po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për të dalur bashkë në zgjedhjet lokale. Megjithatë as në takimin e mbrëmshëm nuk është arritur marrëveshje përfundimtare.

Nesër pritet që kryesia e ASH-së të mbajë një mbledhje, ku pritet të merret vendimi përfundimtar nëse do të shkojë bashkë me VLEN-in në zgjedhjet lokale.

Grupet e punës deri tani duhej të hartonin të gjitha kombinimet rreth komunave dhe listave për këshilltarë, në kuadër të daljes së përbashkët në zgjedhje lokale.

Për momentin oferta në tavolinë për Taravarin është 35 % të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunash. Taravarit, i është ofruar të nxjerrë kandidat në Gostivar, Strugë dhe Vrapçisht, të zgjedh një kandidat mes komunave Likovë, Haraçinë dhe Studeniçan, si dhe një kandidat mes Bërvenicës dhe Çashkës. Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe BESA do të kenë nga tre kandidatë me gjasa të fitojnë komunat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu