Tensione në ujërat greke, qëllohet me armë zjarri nga anije turke e emigrantëve! Zbardhet dinamika

Një incident i ashpër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në brigjet e Lesvos, në jug të zonës Agios Fokas, mes Greqisë e Turqisë, kur nga një varkë turke prej druri që zbarkoi 25 emigrantë në zonë është hapur zjarr.

Sipas mediave të huaja, mësohet se tre trafikantët e emigrantëve që ndodheshin në bordin e saj, duke vënë re patrullën e Gardës Bregdetare greke që po shkonte për t’i bllokuar, nxorën armë të rënda dhe sulmuan.

Duhet të theksohet se rojet bregdetare në bordin e mjetit lundrues nuk u penguan nga të shtënat dhe vazhduan ta ndjekin mjetin lundrues, megjithatë, roja bregdetare turke ndërhyri dhe iu afrua mjetit lundrues turk, duke lundruar drejt ujërave territoriale turke, shkruan A2 CNN.

Mediat greke shkruajnë se ky është një nga incidentet më të rënda në ujërat e tyre, i cili pasqyron rreziqet me të cilat përballen Rojet Bregdetare të vendit prej vitesh në patrullimet që kryejnë, pasi sipas tyre, duket se ‘skllavopronarët turq’ jo vetëm kanë armë, por nuk kufizohen vetëm në revole apo karabina, por edhe në armë më të fuqishme. Për mrekulli, asnjë oficer i Rojes Bregdetare në anijen greke nuk u godit dhe nuk pati të lënduar, shkruan A2 CNN.

Bëhet fjalë për mjetin lundrues të Rojës Bregdetare me emrin e të ndjerit Kyriakos Papadopoulos, i cili sipas mediave greke u godit nga plumbat turq, të cilët bënë rikoshetë dhe rrezikuan jetën e një oficeri që ndodhej në kabinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arsim Dalipi i ragon Mendi Qyrës: Keqëpërdori një rast individual për sulm politik, ka frikë nga humbja

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka reaguar ndaj oponentit të tij, Mendi Qyra, lidhur me deklaratën e sotme se një...

Ramadan Imeri – Fisnik Melës: Largoni njësitë speciale policore nga Dibra!

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i...

Ermal Panduri: Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe ish-deputetit Enver Dugolli, shkruan Periskopi. Kallëzimi penal...

Vedhje e madhe e rrymës- hoteli me 4 yje i lidhur ilegalisht në rrjet

Ekipet e “Elektrodistribuimi” kanë zbuluar një rast serioz të lidhjes ilegale në rrjetin elektrik në një hotel me katër yje që ndodhet në rrugën...

Nesër në Shkup protestë për solidaritet me Palestinën

Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” po organizon marshim proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar gjenocidin në Gaza. Ngjarja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu