“Alternativa” dhe “Besa” e sotme do e bashkojnë paturpësinë e djeshme!

Nga Kim Mehmeti

Sipas raportimeve mediatike del se vëllazëria VLEN o do copëtohet, o do bashkohet në një parti të vetme.

Nuk dua të përgjithësoj dhe nuk e di se çka do bashkojnë mes veti të tjerët, por sa i përket “Alternativës” dhe “Besës” së Klanit të Llërcës, ato sot mund ta bashkojnë vetëm paturpësinë e djeshme kur drejtuesit e tyre shkelën mbi vullnetin politikë të gjashtëdhjetë mijë votuesve, kur çka nuk thanë për njëri tjetrin, duke e copëtuar “Besën” e dikurshme si ta kishin arë që e kishin trashëguar nga gjyshërit e vet.

Por kjo paturpësi e tyre shpërfaq diçka edhe më të dhembshme se aq: fytyrën e disa votuesve që shtiren se nuk e mban mend çka ndodhi dikur dhe që sot i votojnë këto dy parti, mbase duke iu i përmbajtur parimit: rrofshin hajdutët e partisë sime!

E sa i përket hajnokracisë që ndërton Maqedonia, shqiptarët e këtushëm gjithnjë e më shumë binden se sa për hajdutë, s’ke pse i ndërron ata të BDI-së më të VLEN-it, sepse shkathtësia e tyre shkon deri aty sa, përderisa me njërën dorë e zhvatin popullin, me tjetrën ia ledhatojnë kokën duke e bindur se ashtu e duan ndërkombëtarët dhe integrimet euroatlantike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu