Muedin Brava: Taravari, “elefanti”, dhe LEN-i, “miu”. Kur u dridh ura, miu i tha elefantit, “E sheh si e dridhëm urën”

VLEN-i NË PRAG SHPËRBËRJEJE APO RILINDJEJE?!
Në një nga anekdotat më të njohura, një mi ecën mbi një urë bashkë me një elefant dhe i thotë: “E sheh si e dridhëm urën?” Pa e kuptuar që ai ishte thjesht udhëtar, jo forca që e tundte. Kjo metaforë po bëhet gjithnjë e më shumë pasqyrë e realitetit brenda koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut.
Koalicioni LEN – i përbërë nga Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike – në fillim nuk shikohej si një alternativë e besueshme përballë BDI-së. Vëmendja ishte diku tjetër: te vendimi i Arben Taravarit. I joshur fort nga pushteti, por i vendosur për ndryshim, Taravari zgjodhi bashkimin me LEN-in, dhe kështu lindi VLEN – simbol i shpresës, alternativës dhe bashkimit të vërtetë. Ai veprim ishte kthesa që i dha kuptim fjalës “ndryshim”.
Në fakt, Aleanca për Shqiptarët, nën drejtimin e Taravarit, ishte (dhe mbetet) forca më e konsoliduar në këtë bllok, shpesh e përmendur si boshti i ardhshëm i një lëvizjeje të re politike, me Taravarin si lider natyral. Pas zgjedhjeve parlametare ku edhe u “dridh mirë ura” e ndryshimit dhe sapo u hodh hapi për në qeverisje, filluan të ndiheshin zërat e “miut”. Disa që deri dje nuk mund të përballonin as pragun elektoral, sot guxojnë të shesin moral politik dhe të japin leksione për “partneritet” dhe “unitet”.
Taravari, edhe pse nën presion brenda partisë, nuk ra në grackën e reagimit impulsiv. Me qetësi dhe maturi, menaxhoi situatën brenda Aleancës për Shqiptarët – duke treguar lidershipin që e karakterizon. Ai ka qenë gjithnjë i interesuar për bashkëpunim, por jo për hipokrizi. Sepse në takime ku dominon diskutimi për poste dhe jo për strategji, është e lehtë të kuptosh kush është elefanti dhe kush është miu. Dhe elefanti i njeh mirë urat, sepse i ka kaluar, edhe kur miu mundohej të bënte zhurmë për t’u ndjerë.
Kritikat ndaj Taravarit janë shtuar në momentin më të papërshtatshëm: menjëherë pas një tragjedie si ajo e Koçanit, ku ai, si ministër i Shëndetësisë, menaxhoi situatën me profesionalizëm dhe përkushtim – çka u vlerësua nga shumë ekspertë, brenda dhe jashtë vendit. Pse, vallë, i shqetësoi kjo performancë? Kujt i pengon suksesi i tij?
Disa, me sa duket, kanë filluar të bëjnë llogaritë për kulaqin e zgjedhjeve lokale të 2025-ës dhe shohin në zërin e Taravarit një kërcënim për rehatinë e tyre. Por realiteti është ndryshe. Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët, i mbajtur së fundmi në Gostivar, ishte dëshmi se struktura është e unifikuar dhe mbështet qasjen e Taravarit: diskutime me VLEN-in po, por jo në kurriz të dinjitetit dhe forcës politike të partisë.
Në fund të ditës, Aleanca për Shqiptarët ka pasur gjithmonë interesin kombëtar si vijë të kuqe, por për ta mbrojtur atë duhet edhe forcë politike. Zgjedhjet lokale janë momenti kur forca politike testohet në terren. Dhe ideja që Taravari propozon – lista të veçanta për këshilltarë, kandidatë të përbashkët për kryetarë – është një formulë që forcon, jo përçan.
Sepse për të drejtuar, duhet të dish kur të bashkëpunosh dhe kur të vendosësh. Dhe Arben Taravari ka treguar se është një “pilot” që gjithmonë di të aterojë aty ku më së miri mbrohen interesat kombëtare – edhe kur miu vazhdon t’i pëshpërijë në vesh elefantit për “dridhjen e urës”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu