Shkrirja e VLEN-it në një parti, Mexhiti: I vetmi që ka dyshime është Taravari

Izet Mexhiti sot në një paraqitje për media tha se brenda kësaj jave do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it në një parti politike. Ai i kërkoi Taravarit që të sqarohet për deklaratat e tij, duke shtuar se është i vetmi që ka dilema nëse VLEN-i duhet të bashkohet.

“I vetmi që ka dilema dhe që e sheh si të mundshme bashkëpunimin me BDI-në është Taravari. VLEN është anti-pod i BDI-së dhe nuk ka logjikë bashkëpunimi me BDI-në. Në atë moment që bashkëpunohet me BDI-në humb kuptimi i ndryshimit dhe i asaj për të cilën kemi kërkuar votën. Ne si subjekte shqyrtojmë mundësinë që të dëgjojmë votuesit, të cilët më herët kanë kërkuar bashkim opozitar, ndërsa tani kërkojnë shkrirjen e VLEN-it në një parti”.

“Brenda javës do të ketë iniciativë që VLEN-i të jetë një opsion. Përkrahësit e VLEN-it kërkojnë që katër partitë politike, LD, Besa, Alternativa dhe Vetëvendosja, kërkojnë këtë, i vetmi që ka dilema është Taravari, i cili duhet të sqarohet se nuk mund edhe të jesh pjesë e VLEN-it edhe të bashkëpunosh me BDI-në”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ndryshe, Taravari në emisionin “PodGo” më herët deklaroi se u ka ofruar krerëve të VLEN-it që në zgjedhjet lokale të shkojnë me lista të ndara për këshilltarë për komunat, ndërsa me kandidatë të përbashkët për kryetarë, propozim që është refuzuar nga kryetarët e partive tjera të koalicionit VLEN. Ndërsa më pas Taravari ka thënë se këtë periudhë do të vendosë se si partia e tij do të garojë në zgjedhjet lokale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

OKB hedh poshtë planin izraelit të ndihmës për Gazën, pasi rrezikon civilët

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë hedhur poshtë propozimin e Izraelit për të dërguar ndihma në Gaza – në kushte të kontrolluara nga ushtria –...

Trump kërkon zhbërjen e programit bërthamor të Iranit, por sinjalizon fleksibilitet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se objektivi i negociatave me Iranin është sigurimi i “zhbërjes së plotë” të...

Momenti kur lideri i opozitës turke goditet me shuplakë mes turmës

Një person goditi Özgür Özel, udhëheqësin e partisë më të madhe opozitare në Turqi, Partisë Republikane Popullore (CHP), teksa ai po largohej nga një...

Arabia Saudite njofton gjoba të mëdha për shkelësit e vizave të Haxhit

Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite ka njoftuar gjoba të rënda deri në 100,000 SAR (rreth 26,000 dollarë – rreth 24,000 euro)...

Haradinaj për letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut: Duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve, jo tani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar me rezervë letrën publike të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu