Gazetari palestinez digjet i gjallë si rezultat i sulmeve izraelite në Gaza

një orë më parë
Izraeli ka goditur zonat pranë Spitalit Nasser në Khan Younis, në jug të Gazës së rrethuar, duke shkaktuar viktima, përfshirë një gazetar palestinez që u dogj për së gjalli pasi Tel Avivi kishte në shënjestër një tendë gazetarësh pranë spitalit.

Në pamjet tronditëse që po qarkullojnë në internet, gazetari shihet teksa përfshihet nga flakët, ndërsa palestinezët dhe punonjësit e shpëtimit përpiqen dëshpërimisht t’i shuajnë ato.

Mediat raportojnë se gazetari është Ahmed Mansour, baba dhe gazetar i Palestine Today.

“(Raketat izraelite) dogjën kolegun Ahmed Mansour, i cili ndodhet ende nën kujdes intensiv, duke vuajtur nga djegie të rënda si pasojë e goditjes së tendës ku ishte ulur, në kampin e gazetarëve pranë Spitalit Nasser,” tha në X gazetari palestinez Wael Abo Omar, nga enklava e rrethuar.

Mahmoud Bassam, fotoreporter me bazë në Gaza, tha se Mansour “ka nevojë për një mrekulli” për të mbijetuar nga djegiet e rënda.

Dy gazetarë të tjerë raportohet se janë vrarë nga sulmi, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Lufta kundër gazetarëve

Sulmi brutal izraelit është i fundit në një seri sulmesh që synojnë gazetarët që mbulojnë gjenocidin në enklavën e bllokuar.

Në fund të marsit, Izraeli vrau korrespondentin e Al Jazeera-s, Hossam Shabat dhe reporterin e Palestine Today, Mohammed Mansour.

Që nga fillimi i gjenocidit në Gaza, Izraeli ka bllokuar aksesin e gazetarëve të huaj, ndërsa vazhdoi të synonte ata palestinezë që mbulonin masakrën.

Vitin e kaluar, Shabat tha se problemi nuk ishte mungesa e aksesit për gazetarët e huaj, por mungesa e respektit për gazetarët palestinezë që rrezikojnë jetën duke raportuar mbi gjenocidin.

Vrasjet e fundit e çojnë numrin e vdekjeve të gazetarëve të vrarë nga Izraeli në mbi 210.

Në fund të marsit, kur u pyet nëse vrasja e gazetarëve mund të konsiderohet një krim lufte, ShBA-ja nuk pranoi të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë se Uashingtoni do të qëndrojë gjithmonë pranë nevojave të Izraelit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu