Qoku nga VV: VLEN mbetet e bashkuar – listat e ndara nuk janë produktive dhe i shërbejnë vetëm Ali Ahmetit

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka reaguar ndaj spekulimeve për mundësinë e garimit me lista të ndara në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se brenda koalicionit nuk ka vend për dilema të tilla.

Ai nënvizon se në të gjitha bisedimet e grupit parlamentar të VLEN-it është rënë dakord për unitetin dhe se kjo qasje është ajo që i ka dhënë seriozitet dhe shpresë diskutimeve të fundit.

Shkrimi i plotë:

Në VLEN nuk kanë vend dilemat se a do të dilet me lista të ndara apo të bashkuara, me kandidatë të ndarë a të bashkuar. Edhe në bisedimet e grupit parlamentar të VLENit këto dilema ishin të mbyllura. Dhe pikërisht mbyllja e këtyre dilemave i dha seriozitetin dhe njëkohësisht shpresë diskutimeve për të gjetur zgjidhjen më të pranueshme vetëm përsa u përket komunave.

Arsyeja e themelimi të koalicionit VLEN dhe parimi i ekzistencës së tij është të qëndrojë bashkë për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë në formën më të fuqishme të mundshme. Ne u bëmë bashkë për maksimalizuar votat opozitare të kohës. Fitorja e VLENit ishte e shumëfishtë, si fitore elektorale, por edhe politike dhe morale.

Përmes këtij bashkimi ne synojmë ta forcojmë bindjen në çdo votë që na jepet. Në çdo zonë ne tregojmë se jemi bashkë. Sepse nuk ka asgjë më të vyer për VLENin se të rrisë bashkimin e vet. Përndryshe, këshilltarët e ndarë dhe shtabet e ndara dobësojnë kapacitetet dhe i kthejnë partitë në përfaqësues bastionesh. Në takimet që i kemi pasur si Trup Koordinativ të VLENit kemi listuar plot argumente të qëndrueshme se pse metoda me shkue me lista të ndara është absolutisht kundër-produktive.

Në historinë e fundit, ne kemi arritur të shohim qartë se partitë që kanë pretenduar të dalin vetë, në fakt ujin e kanë çuar gjithmonë në mullirin e Ali Ahmetit. Me këtë mulli janë ushqyer vetëm familjarët e tij dhe një rreth tejet i ngushtë. Nga ana tjetër, kur janë bashkuar shqiptarët, kjo i ka detyruar armiqtë të nxjerrin kokë e të dalin në pah.

Ali Ahmeti sa herë që ka qenë pjesë e qeverisë, gjithmonë e ka korruptuar elementin shqiptar, sepse, duke e keqpërdorur atë, e ka kthyer nga përbërës politik dhe shtetformues në një mjet për përfitime klanore dhe familjare. Pra nga përfaqësues së një populli në përfaqësues mafioz.

Ne duam të përfaqësojmë progresivisht të gjithë elementin shqiptar në MV, dhe t’i përfaqësojmë bashkërisht dhe jo ndaras. VLEN u krijua në këtë frymë, pati suksesin e parë në këtë frymë dhe duhet të vijojë në këtë frymë.

Si elementi i Vetëvendosjes! në këtë koalicion, me të vetmin rol të ngjitjes dhe përbashkimit, pra pa asnjë interes në ekzekutiv dhe pa asnjë anim ndaj ndonjërës nga katër partnerët, dhe duke ruajtur dhe kultivuar vetëm frymën e unifikimit, nuk do të mbështesim asnjë subjekt që do të garojë jashtë këtij koalicioni.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E zbulojnë gjeologët/ 20 milionë tonë bakër me vlerë mbi 100 miliardë dollarë gjenden në Kinë

Në një zbulim të papritur, ekspertët kanë zbuluar një depozitë masive bakri në Pllajën Tibetiane të Kinës, që tejkalon 20 milionë tonë. Burimet e...

Trump: Mendoj se Zelensky është i gatshëm t’ia dorëzojë Krimenë Rusisë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai mendon se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me vranësira dhe diell. Në pjekët perëndimore dhe jugore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë...

Shënimi i 1 majit/LSM me protesta, KSL me konferencë me pushtetin dhe punëdhënësit

Një sindikatë 1 majin – Ditën e Punës do ta shënojë me protesta, ndërsa tjetra më 30 prill me një konferencë mbi zhvillimin e...

Trump ashpërson retorikën me Putinin pas sulmeve mbi zonat civile në Ukrainë: Ndoshta nuk do që ta përfundojë luftën, por dëshiron të më mbajë...

Pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nisi të përdorë papritmas një ton më të ashpër ndaj Presidentit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu