BDI: Gjithë spektri politik të reagojë, përfshi VLEN-in! Ka plan për diskualifikimin e plotë të shqiptarëve

Lidhur me takimin e sotëm që pritet të ndodhë mes liderit të LSDM-së, Venko Filipçe dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski nga Bashkimi Demokratik për Integrim sot sërish kanë reaguar ku kritikojnë mos-pjesëmarrjen e partive të tjera, posaçërisht shqiptare në takimin e liderëve duke kërkuar nga liderët e koalicionit VLEN, që së bashku ose secili veçmas, të shprehin qartë dhe fuqishëm revoltën e tyre ndaj këtij tentimi për të riformatuar shtetin dhe të mos lejojnë të përfshihen në një plan për diskualifikimin e plotë të shqiptarëve nga rrjedhat shoqërore., shkruan Top24

REAGIM

Paralajmërimet e Bashkimit Demokratik për Integrim sot, në ora 14:00, do të marrin formë të dukshme.
Në skenën publike do të na demonstrohet koalicioni monoetnik, që ka për qëllim thelbësor të riformatojë modelin politik të shtetit – nga një demokraci multietnike, në një demokraci monoetnike.
Edhe pse në opinion do të prezantohen pika të tjera, na lejoni t’jua prezantojmë rendin e ditës së takimit të sotëm – atë që nuk do ta dëgjoni në publik:
Pika 1: Mosndëshkueshmëria, Si të mos mbajnë përgjegjësi.
Çfarë sistemi gjyqësor u nevojitet në mënyrë që të vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin në publik, por në thelb të mbrojnë njëri-tjetrin – edhe kur bëhet fjalë për tragjedi si ajo e Koçanit. .
Pika 2: Si t’i largojnë shqiptarët nga të gjitha vendimmarjet politike dhe ekonomike, nga të gjitha nivelet e pushtetit në shtet, dhe më pas t’i mbajnë në periferi të zhvillimeve shoqërore.
Ky plan nuk është i ri – është përgatitur para tre vitesh me marrëveshjen notore Mickoski Zaev me ndërmjetësim të oligarkëve, kryesisht si çadër mbrojtëse për oligarkinë tranzicionale në vend.
Plani tashmë po realizohet, përmes shfuqizimit të Balancerit, vendimmarrjes monoetnike të Gjykatës Kushtetuese, por edhe largimit sistematik të shqiptarëve nga një numër i madh pozicionesh të larta në administratën shtetërore.
Duhet theksuar se zbatimi i këtij plani është i pamundur pa gjetjen e “shqiptarëve të ndershëm” – ata që do të shërbejnë për të krijuar një legjitimitet të rremë për një konsensus të supozuar multietnik për këtë ristrukturim politik.
U bëjmë thirrje të gjithë spektrit politik dhe jo politik shqiptar në vend, përfshirë edhe liderët e koalicionit VLEN, që së bashku ose secili veçmas, të shprehin qartë dhe fuqishëm revoltën e tyre ndaj këtij tentimi për të riformatuar shtetin dhe të mos lejojnë të përfshihen në një plan për diskualifikimin e plotë të shqiptarëve nga rrjedhat shoqërore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

‘Nuk më tut, Sami!’ – Matoshi i kthehet Lushtakut: Të kanë mujt burrat, mos u kap me gra!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër pas deklaratave fyese dhe denigruese të kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili së fundmi...

Gjorgjievski emëron gjashtë udhëheqës të rinj në NP-të e Shkupit, VLEN kritikon nxitimin dhe mbetet pa drejtori

Me ndërmarrjen publike “Parkingjet e Qytetit” në Shkup, do të udhëheqë Vlladimir Kronevski, i cili vjen nga Lidhja Demokratike, parti në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Paraprakisht,...

“VLEN, nën dirigjimin e Mickoskit”/ Protesta pro UÇK në Shkup, Selimi: VLEN nuk gjeti guximin, gabim i madh…

Organizata e Veteranëve të Luftës të ushtrisë çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protesten e tyre të rradhës në Shkup me datë 13 dhjetor,...

MPB godet Strugën: Niset procedurë kundërvajtëse ndaj kryetarit Qyra për mungesën e flamurit shtetëror

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se kanë nisur procedurë kundërvajtëse ndaj kryetarit të Komunës së Strugës për mospërdorimin e flamurit shtetëror në...

Revoltë në Strugë pas deklaratës së Mickoskit: Qytetarët reagojnë ashpër për çështjen e flamurit

Reagime të shumta pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se është i zhgënjyer që në festën e Ditës së flamurit në Strugë nuk ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu