ASH: VLEN konfirmoi dorëzimin para Mickoskit dhe tradhëtinë ndaj Besa Kadriut

Nga Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën kanë reaguar ndaj anashkalimit që deputetët e Koalicionit VLEN në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime i kanë bërë Profesoreshës Besa Kadriu që më herët e kishin nominuar për drejtoreshë të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë. ASH këtë gjest të VLEN-it e quan trdhëti duke shtuar se po e konfirmojnë dorëzimin para Mickoskit.

I vetmi nga deputetët e VLEN që i dha përkrahje Besa Kadriut sot në Komisionin për zgjedhje dhe Emërime ishte deputeti Rijad Shaqiri.

Komunikata e plotë e ASH-së.

Koalicioni i partive shqiptare pa legjitimitet, VLEN, paska tentuar që përmes një kumtese të shpërlajë dorëzimin para VMRO-së dhe braktisjen e kandidates së vetme shqiptare që më herët ata e kishin nominuar dhe vjen nga radhët e tyre.

Aleanca për Shqiptarët asnjëherë nuk ka vepruar siç vepruan sot deputetët e VLEN, të cilët paturpësisht e lanë vetë kandidaten të cilën e kishin nominuar për drejtoreshë të Agjencisë për Cilësinë e Arsimit të Lartë, profesoreshën Besa Kadriu. Aleanca për Shqiptarët ishte në Qeveri për 1 vit edhe atë pasi ishte zgjedhur drejtori i kësaj Agjencie i cili ishte shqiptar dhe në atë periudhë nuk kishte konkurs për drejtor.

Ne e njohim Besa Kadriun dhe nuk na merr mendja se znj. Kadriu ka konkuruar kokë më vete pa pasur pëlqim nga VLEN për këtë pozicion. Problemi është se Besa foli kundër padronit tuaj dhe gjatë rrugës deri në emrim ndryshuan gjërat siç ndodhi edhe sot kur deputetët e koalicionit VLEN nuk erdhën as në Komision, duke e braktisur kandidaten e tyre dhe duke lejuar që edhe një institucion tu merret shqiptarëve. Në fakt e kishin dërguar vetëm një deputet i cili në komision tentoi të mashtrojë dhe aktrojë kinse nuk din gjë dhe e mbron Besa Kadriun, por më pas vetë e pranoi se këtë pozicion ja kanë dhënë VMRO-së me marrëveshje qeverisëse.

E pas gjithë kësaj, kënd doni të mashtroni, veten apo shqiptarët?

Rijad mos bën garë me Taravarin tënd se kush është gënjeshtar më i madh sepse ti mund ti afrohesh, por s’ja kalon dot. Sa i përket Livadhisë mos harro një gjë sepse je aty ku je sot falë punës dhe sakrificës ndër vite të Ziadin Selës. Të ishte ndryshe, e ka provuar më herët babushi disa herë dhe nuk arriti. Më mirë në Livadhi, Rijad se te Mickovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu