Alsat / A del a s’del? – Taravari nuk po mund ta ndajë mendjen, thotë se si VLEN janë të desinkronizuar

Pavarësisht dallimeve mes krerëve të koalicionit, Arben Taravari thotë se nuk e ka ndërmend ta lëshojë qeverinë, shkruan Alsat.

Taravari në intervistën për “360 gradë” mbrëmë foli hapur për problemet brenda VLEN-it, madje tha se mungesa e koordinimit brenda tyre shihet prej 100 kilometrash.

“Jo as që e kemi thënë se dalim prej qeverie, as që e kemi në plan të dalim prej qeverie. Jo aspak”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Për përplasjet e fundit në lidhje me mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor, Taravari thotë se grupet punuese të VLEN-it janë duke punuar bashkë në Parlament për të gjetur formulën e duhur.

Megjithatë, ende nuk ka një version final.

“Ne kemi dy opsione për zgjedhjet lokale. Një, është që të shkojmë në zgjedhje së bashku, që unë dëshiroj të jetë ashtu dhe e dyta të dalim vetë në zgjedhje lokale vetë, si Aleancë për Shqiptarët”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Taravari vlerëson se 70% e shqiptarëve mendojnë se VLEN nuk funksionon mirë dhe nuk ka përfaqësim të kënaqshëm në qeveri.

Kjo, sipas tij është rezultat i mungesës së harmonizimit brenda VLEN-it.

“Kur e them prej VLEN-it, nisem çdoherë prej vetes, pastaj shkojnë tjerët. Se ka njëfarë pakënaqësie prej funksionimit të VLEN-it brenda qeverisë, ky është fakt i pamohueshëm”, theksoi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

“Jemi të desinkronizuar. Disi katër parti… Shiheni një parti po ka probleme, por jo katër parti. Duhet për çdo gjë të konsultohen katër kryesi, katër përfaqësues të partive dhe ky është problem që na ka bërë vështirësi këto 9 muaj derisa jemi në qeveri”, tha ndër të tjera Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kreu i ASH-së, mbrëmë deklaroi se ka kanale komunikimi me partinë opozitare BDI, duke shtuar se edhe partitë tjera të VLEN-it kanë komunikime.

Megjithatë, partnerët e koalicionit Lëvizja Demokratike, Lëvizja BESA dhe Alternativ menjëherë reaguan me demant duke theksuar se ata nuk kanë kurrfarë kontakti me partinë e Ali Ahmetit, që sipas tyre është fajtori kryesor për statusin e shqiptarëve në vend./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu