Rasti “Monstra”, avokatët janë duke i përgatitur ankesat për në gjykatën ndërkombëtare në Strasburg

Ekipi i avokatëve të të dënuarve në rastin “Monstra”, është duke i përgatitur ankesat për në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. Ankesa pason pas vendimit të Gjykatës Supreme në shtator të vitit 2023 sipas të cilit u konfirmuan dënimet e shkallës së parë dhe të dytë për pesë të akuzuar. Sipas vendimit tre persona u dënuan me burgim të përjetshëm, një me 15 vjet burg dhe një me 9 vjet burg, shkruan Portalb.mk.

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, janë në procedurë të përgatitjes së ankesave në Gjykatën e Strasburgut pas shpalljes së aktgjykimit në shtator të vitit të kaluar.

“Ende nuk janë gati, janë duke i përgatitur avokatët”, tha për Portalb.mk shkurt familjari i të dënuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari.

Avokati Asmir Alispahiq, për redaksinë tonë tha se ankesat pritet të jenë gati deri në muajin prill ose maj, pasi që aktgjykimet i kanë marrë në fund të vitit 2023 dhe në fillim të vitit 2024.

Sipas procedurës, afati për dorëzimin e ankesave është katër muaj prej pranimit të aktgjykimit.

Proceset gjyqësore para Gjykatës së Strasburgut janë pa pagesë. Sipas rregullave, shkelja ndaj së cilës ankohen palët duhet të jetë e kryer nga shteti dhe në këtë rast duhet të paditet shteti.

Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, pjesë e të cilit është edhe Maqedonia e Veriut, në parim, kanë tre detyrime nëse miratohet aktgjykimi i pavolitshëm (negativ) me të cilin konstatohet shkelja e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut:

Ta paguajnë kompensimin nëse i njëjti u është përcaktuar
Nëse një gjë e këtillë është e domosdoshme, të ndërmarrin masa të mëtutjeshme individuale në dobi të aplikantit, përkatësisht t’i vënë fund shkeljes së konstatuar nga Gjykata dhe t’i rikuperojnë pasojat në mënyrë që aplikantin do ta vë, në një masë aq sa është e mundur, në gjendjen e mëparshme, përkatësisht në situatë e cila ka ekzistuar para shkeljes (restitutio in integrum) 2; dhe
Të ndërmarrin masa të karakterit të përgjithshëm me qëllim që të sigurojnë mospërsëritje të shkeljeve të ngjashme në të ardhmen.
Nuk ka ndonjë afat konkret se sa zgjat procedura gjyqësore, pasi që kjo varet nga lloji i lëndës, por edhe shpejtësia e dërgimit të informacionit te trupi gjykues.

Gjykata i shqyrton kërkesat sipas një rendi të caktuar, që merr parasysh rëndësinë dhe urgjencën e çështjeve të përfshira. Kjo do të thotë se, për shembull, rastet më serioze apo ato që shpërfaqin praninë e problemeve në masë më të madhe trajtohen me prioritet, që edhe shpjegon se pse për një kërkesë që është parashtruar më vonë mund të merret vendimi.

Rikujtojmë që në vitin 2017-të, Gjykata Supreme e riktheu në shkallë të parë lëndën, pasi i pranoi ankesat e palës mbrojtëse.

Lënda filloi nga e para dhe sipas aktgjykimit të shkallës së parë gjatë rigjykimit, i shqiptuar më 23 shkurt 2021, për rastin “Monstra”, gjegjësisht vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, ashtu siç propozoi Prokuroria u shpallën fajtorë gjithsej 5 persona. Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (të cilët janë në arrati në Kosovë) bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për “ndihmë”. I akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm, pasi që Prokuroria e tërhoqi akuzën në mungesë të provave.

Më 6 shtator 2022, Gjykata e Apelit në Shkup u shpall vendimi për rastin “Monstra” dhe sipas të njëjtit, janë hedhur poshtë ankesat e të akuzuarve dhe njëkohësisht është miratuar vendimi i shkallës së parë, gjegjësisht Gjykatës Penale të Shkupit.

Të dënuarit u ankuan në Supreme, por Supremja i hodhi poshtë ankesat e tyre.

Të dënuarit dhe familjarët e tyre e mohojnë përfshirjen e tyre në këtë ngjarje dhe akuzojnë funksionarë shtetërorë për inskenim.

Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës ku mbetën të vrarë Filip Sllavkovski (18), Aleksandar Nаqevski (18), Cvetanço Acеvski (18), Kire Tërpkovski (20) dhe Borçe Stevkovski (45) ka ndodhur më 12 prill 2012-të dhe është njëri prej rasteve më makabre dhe më të mistershme që kanë ndodhur ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu