“Tani po xhiroj një film, del në verë”, Kryemadhi: Bashës iu refuzua viza amerikane në 2018-ën. Në Holandë po e hetojnë

Deputetja Monika Kryemadhi i është përgjigjur akuzës së ish-Presidentit Ilir Meta se “i është bërë një puç për ta lënë jashtë partisë”. Ajo u shpreh se djegia e mandateve erdhi si pasojë e mospasjes eksperiencë si kryetare dhe jo për të lënë jashtë Metën.

“Sigurisht në këndvështrimin e LSI apo Partisë së Lirisë nuk ka pasur asnjë lloj puçi të tillë. Mund të ketë pasur një mungesë eksperiencë nga ana ime si kryetare partie në atë kohë, mungesa e një grupi këshillues dashamirës në atë kohë, por ndoshta urrejtja e personave të caktuar, kishin urrejtje personale ndaj Edi Ramës apo PS, të cilët pranonin çdo lloj vendimi ekstrem”, tha Kryemadhi në emisionin “Opinion”.

Deputetja e Partisë së Lirisë tha për herë të parë se Lulzim Bashës i është refuzuar viza amerikane në 2018 për arsye te dosjes së financimeve ruse.

“Në të gjitha kontaktet që kam pasur unë kam kërkuar që cila është arsyeja që DASH pranoi rrëzimin e marrëveshjes së 5 Qershorit. Ka qenë vet zoti Basha që në një farë mënyrë për problemet e tij, ndoshta refuzimin e vizës amerikane që iu bë në 2018.

Jam e sigurt sepse ne do të iknim bashkë në Miçigan, ku unë kisha disa takime të tjera dhe ai do të bënte disa takime të tjera dhe zotit Basha iu refuzua viza amerikane. Dhe për këtë arsye duke qenë se ka filluar edhe presioni i McGonigal në atë kohë që nuk është thjesht si çështje, por ekziston një dosje për financimet ruse”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi deklaroi biznese në të cilat është përfshirë Lulzim Basha, si Porti i Durrësit dhe përmendi edhe aktivitete të njerëzve të tij në Ukrainë.

“Unë asnjëherë nuk gaboj dhe nuk them gjëra që janë të pavërteta. Është një gjë që përsëri edhe historia e z.Basha, siç i erdhi Erion Veliajt radha, do t’i vijë dhe z.Basha radha. Unë shpresoj që qeveria holandeze të ketë mbaruar hetimin se me çfarë jeton bashkëshorti i znj. Basha në Shqipëri dhe me çfarë funksionon partia politike e tij”, tha Kryemadhi.

Gjatë intervistës ajo ka zbuluar se i ka hyrë botës së kinematografisë.

“Unë kam disa projekte në dorë duke bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet.

Shpresojmë që ta nxjerrim në verë shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë sepse është shumë interesante. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive”, tha ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqiptarët e Krushevës në alarm: Komuna kërkon rrënimin, banorët mbrojnë me trup shkollën që vetë e ndërtuan

Për shkak të mungesës së kushteve bazë për mësim në objektin e vjetër të shkollës periferike, Nikolla Karev të fshatit Norovë të komunës së...

Protestë gjigante në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

Me dhjetëra mijëra vetë zbritën në rrugët e Hagës me thirrjet që qeveria holandeze të mos mbetet një kundruese pasive e konfliktit, për të...

Protesta masive në Holandë kundër Izraelit: “Vija e kuqe” është kaluar në Gaza

Dhjetëra mijëra protestues marshuan sot nëpër Hagë duke kërkuar një qëndrim më të ashpër nga qeveria holandeze kundër luftës së Izraelit në Gaza, raporton...

Turqia bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të ofensivës tokësore izraelite në Gaza

Ministria e Jashtme turke tha të hënën në mëngjes se Turqia dënon operacionet e zgjeruara tokësore të Izraelit në Gaza, duke bërë thirrje për...

Beteja me sëmundjen, reagon ish-presidenti Joe Biden: Kanceri na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

“Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi ish-presidenti Joe Biden në një reagim publik, pasi zyra e tij njoftoi një ditë më parë sëmundjen me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu