Kryeministri Xhaferi takoi ambasadoren amerikane

Kryeministri Talat Xhaferi sot ka pritur në takim ambasadoren amerikane, Angela Aggeler.

Partnerët tanë strategjikë, SHBA-të, përmes ambasadores Ageler e theksuan rolin veçanërisht të rëndësishëm të Dialogut të filluar strategjik i cili do të kontribuojë për thellimin plotësues të marrëdhënieve tona. Mbetemi të përqendruar ndaj obligimeve në lidhje me NATO-n dhe në agjendën tonë evropiane.

Në takim, Kryeministri dhe ambasadorja kanë folur për nevojën e sigurimit të vazhdimësisë dhe efikasitetit në punën e Qeverisë dhe institucioneve shtetërore, dhe për bërjen e përpjekjeve të përgjithshme për përgatitjen dhe realizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Kryeministri Xhaferi theksoi se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë vendimtare për të ardhmen e vendit dhe do të jenë një konfirmim i kahut të lëvizjes së tij të mëtejshme. Në këtë drejtim, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se procesi i negociatave për anëtarësim në BE do të mundësojë edhe transformim pozitiv të kapaciteteve demokratike në shtet, përforcim të proceseve reformuese në sferën e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Ambasadorja Ageler ia uroi Kryeministrin Xhaferi zgjedhjen e tij, duke e theksuar rëndësinë e rolit të tij në zhvillimin demokratik të vendit si Kryetari i parë shqiptar i Kuvendit, dhe Kryetari i parë shqiptar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në historinë e vendit. Ageler theksoi se zgjedhja e Kryeministrit Xhaferi dërgon një mesazh të fuqishëm, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, se diversiteti dhe respektimi i trashëgimisë së pasur kulturore e bëjnë vendin edhe më të fuqishëm. Ambasadorja e theksoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm të ngushtë me Qeverinë në këtë rrugë.

Kryeministri Xhaferi e potencoi përcaktimin e Qeverisë për vazhdimin aktiv të proceseve dhe reformave në lidhje me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, me qëllim të hapjes së mundësive të reja për prosperitet më të madh ekonomik dhe zhvillim demokratik. Ndër të tjera, Kryeministri e njoftoi ambasadoren edhe për vendimin e Qeverisë të tërheqë Propozim-ligjin për masat restriktive për të cilin bëhen konsultime shtesë dhe gjithëpërfshirëse, pas së cilave parashikohet shqyrtimi i serishëm i të njëjtit në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Kryeministri Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se kontributi ynë për sigurinë kolektive si vend anëtar i NATO-s do të vazhdojë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu