Kapiteni Micko përballë stuhisë! (rrëfenjë nga Severnistani)

(Nga:Medai Shaholli)
Kapiteni i handakosur Micko nga “Severna”, me barkën e tij të vockël ka vendosur të sfidoj BE-në dhe të lundroj në det të hapur nga Selaniku drejt Brukselit përballë stuhisë, me misionin e pamundur drejt Brukselit për të kërkuar nga BE-ja që mos ta përfillin më veton bullgare ndaj “državës Severna”.
Kështu, edhe përkundër paralajmërimeve të ndërkombëtarëve të mos lundroj i vetëm në motin e harbuar ai vazhdon të çajë përpara si kapiten i përbetuar për mos ta braktisur barkën e tij e cila sapo ka filluar të rrjedh ujë.
Kësisoj, përballë stuhisë së detit me barkën e shpuar kapitenit të lajthitur Micko, do t’i vijë në ndihmë një një anije peshkimi ruse për ta ankoruar në portin më të afërt belg.
Me të arritur në Ostende në bregdetin belg, kapiteni i përhënur do të marrë trenin e parë për të arritur në Bruxelles, ku aty do të bëjë hatanë me rrëfenjat për bashkëjetesën dhe marrëdhëniet mes bashkësive etnike si shembull në Ballkan dhe më gjerë për barazinë në një vend si “država Severna” që sipas tij përbëheshka me 2/3 nga sllavo-maqedonët dhe një pakice të vogël të përbërë së bashku nga shqiptarët, romët, turqit serbët etj., të cilët kanë të drejta të barabarta para ligjit dhe kushtetutës moderne të votuar edhe nga pakicat etnike.
Këtë herë Kapiteni i arrakatur i barkës së fundosur nga “Severna” kryekomiti Micko, para
Këshillit të Ministrave të BE-së do te flasë para tyre se “Severna” e meriton hapjen e e negociatave një orë e më parë, përndryshe do ta nxjerr nga valixhja planin B me ultimatumin për t’i hapur negociatat me “Severnën”, ose ai do ta shpalos alternativën tjetër që do të thotë do të lundroj përmes baltikut drejt mëmës Rusi.
Udhë të mbarë kapiteni i lumosur drejt Moskës pa shqiptarët, sepse shqiptarët e kanë zgjedhur Brukselin si pikësynim!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu