Letër e hapur nga Shoqata shqiptaro-amerikane për ambasadoren Ageler, mbi tragjedinë në Koçan, tensionet etnike dhe manipulimin politik të kësaj tragjedie

Shoqata shqiptaro-amerikane në të cilën bëjnë pjesë Shoqata “Uskana”, Shoqata “Prespa”, Shoqata “Valët e Liqenit”, Shoqata “Dardania” u kanë dërguar letër urgjente ambasadores amerikane në Shlup Anxhela Ageler dhe zëvendës-shefes së Misionit Nikoll Varnes, duke shprehur dhimbjen për humbjen tragjike të jetëve të reja në Koçan dhe shqetësimet në rritje për, siç thonë, manipulimin politik të kësaj tragjedie, njofton Portalb.mk.

“Në emër të Komuniteti shqiptaro-amerikane në Illinois dhe të gjitha Shoqatave shqiptaro-amerikane në SHBA, shprehim dhimbjen tonë të thellë për humbjen tragjike të jetëve të të rinjve në ngjarjet e fundit në Koçan. Ky moment zemërthyes shërben si një kujtesë se vlera e jetës njerëzore tejkalon kombësinë, fenë dhe racën. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e pikëlluara dhe ne qëndrojmë të bashkuar në pikëllim me të gjithë të prekurit. Në një gjest solidariteti, ne jemi drejtuar te Kisha lokale Maqedonase për të përcjellë simpatitë tona dhe për të ofruar mbështetje financiare për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Megjithatë, mes kësaj tragjedie, ne jemi thellësisht të shqetësuar nga modeli i njohur dhe shqetësues i historisë që përsëritet”, thuhet në letër.

Në vend që qeveria të fokusohet në përgjegjësitë e drejtpërdrejta penale të pronarëve të klubit dhe organeve zyrtare aktuale, nga Shoqata shqiptaro-amerikane thonë se ajo duket se po ia hedh fajin ish-zyrtarëve të shquar shqiptarë, duke i përdorur ata si koka turku. Veprime të tilla, siç thonë ata, jo vetëm që largojnë vëmendjen nga përgjegjësia e vërtetë, por rrezikojnë edhe thellimin e ndarjeve shoqërore.

-Komuniteti ynë Shqiptaro-Amerikan është veçanërisht i shqetësuar nga gjuha fyese dhe kërcënuese e përdorur ndaj shqiptarëve nga kryeministri Mickoski dhe ministri i brendshëm Toshkovski. Familjet në Maqedoninë e Veriut tani ndjehen të pasigurta dhe kanë frikë se situata mund të përshkallëzohet në konflikt etnik. Në vend që të punojnë për të qetësuar tensionet dhe për të siguruar një hetim të duhur, këta liderë po provokojnë zhvendosjen e fajit etnik dhe duke i shpallur qëllimisht të përfshirët drejtpërdrejt – anëtarë të partisë së tyre – si të pafajshëm pa asnjë hetim, ndërsa shqiptarët nga qeveria e mëparshme etiketohen fajtorë pa proces të rregullt, me kërcënime se do të ‘tërhiqen nga veshët nga shtëpia e tyre”. Kjo duhet të ndalojë menjëherë dhe pavarësisht nga profili i tyre politik, të gjithë personat e mbajtur pa prova duhet të lirohen menjëherë’”, thuhet në letër.

Nga Shoqata bëjnë thirrje urgjente për ndërhyrjen diplomatike të SHBA-së përpara se, siç thonë, situata të dalë jashtë kontrollit – diçka që shumë nga armiqtë tanë do të donin ta shihnin të ndodhte.

“Ju lutemi përdorni ndikimin e Shteteve të Bashkuara për të siguruar që të gjitha komunitetet në Maqedoninë e Veriut të bashkohen për të nderuar jetët e humbura dhe për të ndjekur drejtësinë e VËRTETË për të gjithë. I bëjmë thirrje qeverisë dhe të gjitha institucioneve relevante ndërkombëtare që t’i qasen kësaj situate me kujdesin maksimal. Drejtësia duhet të ndiqet objektivisht, pa motive politike. Shoqëria jonë e brishtë, multietnike nuk mund të përballojë tendosjen e polarizimit dhe jostabilitetit të mëtejshëm.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin caktoi 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, mes tyre mediat raportojnë se është edhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer sot (20 mars).

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, reagoi pas sulmit të kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht...

Katari dënon “sulmin tinëzar” të Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Doha

Autoritetet e Katarit bënë të ditur se është hapur një hetim në nivelin më të lartë shtetëror për incidentin Katari ka dënuar ashpër atë që...

VLEN -Shkup gati të prezantojë transferin e madh nga Aleanca e Taravarit

Burime të besueshme për in7.tv bëjnë të ditur se ditët në vijim pritet një “transfer” i bujshëm politik drejt koalicionit VLEN. Sipas informacioneve nga...

Mexhiti për delegacionin serb në Manastir: Nuk është tragjike, ishte aktivitet kulturor i serbëve

Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ngjarjen në Manastir, konkretisht praninën e delegacionit të qeverisë serbe dhe akademinë që...

Bujar Osmani: Respekti dhe barazia mësohen që në çerdhe

Bujar Osmani kandidat i AKI për komunën e Çairit, sot ndau një moment personal me ndjekësit e tij, duke njoftuar regjistrimin e fëmiut të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu