Taravari për vdekjen e Vedatit: Nëse konstatohet se ka pasur neglizhencë mjekësore, do të ketë sanksione

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISSHSH) dhe ekipi i Ministrisë së Shëndetësisë do të konstatojnë nëse ka pasur gabim në trajtimin e pacientit Vedat Ademi, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Për këtë rast, familjarët thonë se i është dhënë terapi që i shkaktoi reagim alergjik, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencë për shtyp sot deklaroi se do të ketë përgjegjësi nëse ka neglizhencë mjekësore.

“Për pacientin nga Kumanova jam njoftuar që dje. Për të qenë i sinqertë, shoku anafilaktik ndodh kudo dhe mund të ndodhë në çdo kohë. Fatkeqësisht, ndonjëherë shoku anafilaktik mund të përfundojë me vdekjen e pacientit. Sipas informacionit që kam, pacienti ka pasur shok anafilaktik ndoshta është ditur ose ndoshta nuk dihej për donjë ilaç të caktuar, donjë ilaç që pacienti mund të ketë marrë më parë dhe të mos ketë reaguar menjëherë, duke bërë që trupi të ketë një reagim imunitar.”tha Taravari.

Ai tha se në Spitalin e Kumanovës është Inspektorati Sanitar Shtetëror si dhe do të shkojë ekipi profesional i Ministrisë së Shëndetësisë për të parë të gjitha detajet.

“Nëse ka neglizhencë mjekësore, sigurisht që do të ketë përgjegjësi”, tha Taravari.

Kujtojmë se 32 vjeçari Vedat Ademi nga Kumanova ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës më 17 mars. Ai paraprakisht kishte ardhur për kontroll pasi është ankuar për probleme me stomakun. Portalb.mk bisedoi me Amet Ademin babain e 32-vjeçarit të ndjerë Vedat Ademi dhe Sead Ademin vëllaun e të ndjerit, ata thonë se i është dhënë ilaç ndaj të cilit ishte alergjik, dhe se për këtë fajësojnë mjekun i cili ishte kujdestar.

Drejtori i Spitalit, Stefan Trajanovski pranoi se i është dhënë terapi, por se në vend të përmirësimit ai ka pasur dhimbje në gjoks pas çka ka ndërruar jetë. Policia konfirmoi rastin, dhe deklaroi se pas urdhrit të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion dhe presin rezultatet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu