Përçarje në Lëvizjen BESA? Partia distancohet nga deklarata e Besa Kadriut

Pas deklaratës së Besa Kadriut, e cila kritikoi qeverinë për standarde të dyfishta dhe mbulimin e përgjegjësisë për rastin tragjik në Koçan, ka ardhur një reagim i menjëhershëm nga Lëvizja BESA. Në një komunikatë zyrtare, partia sqaroi se Kadriu nuk është nënkryetare e saj dhe se deklaratat e saj janë personale, jo qëndrime të partisë.

Sipas BESËS, Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake në mbledhjen e Kuvendit Qendror të mbajtur më 1 qershor 2024.

Ndërkohë, partia thekson mbështetjen e saj për institucionet shtetërore dhe inkurajon organet e drejtësisë që të zbardhin plotësisht ngjarjen tragjike në Koçan.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje mbi unitetin brenda Lëvizjes BESA dhe ndikimin e deklaratave të Kadriut në opinionin publik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu