Trump mund të tërhiqet, Gjermania kërkon armë bërthamore europiane

Ende janë të stacionuara në Gjermani armët bërthamore amerikane. Por distancimi i Trumpit nga Europa po e dobëson mbrojtjen e përbashkët nukleare. A mund të ndihmojë Franca?

Përgjigjen pozitive nga Berlini, Emmanuel Macron, presidenti francez kishte kohë që e priste. Disa herë ai kishte ofruar që të zhvilloheshin bisedime mes Gjermanisë e Francës për mbrojtjen nukleare, mbi bazën e armëve atomike franceze. Deri më tani ishin vetëm fjalë në erë.

Por situata po ndryshon: Kreu i CDU-së, Friedrich Merz me gjasë, kancelari i ardhshëm gjerman, është gati për dialog. Me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mund të ndodhë që SHBA të mos e ofrojë më mbrojtjen nukleare si deri tani. Merz dëshiron të bisedojë me dy fuqitë atomike Francën dhe Britaninë e Madhe për këtë çështje. Parisi i ka hapur dyert.

Bombat amerikane në Gjermani

Prej dekadash Gjermania ka qenë nën mburojën nuklerare të SHBA. Flitet se në Gjermani gjenden deri në 20 bomba atomike, por kodi për përdorimin e tyre ndodhet vetëm në duart e presidentit amerikan. Nga ana e vet Bundeswehri vë në dispozicion avionët luftarakë, që në rast nevoje do t’i transportojnë ato. NATO e quan këtë organizim të përbashkët, “pjesëmarrje nukleare”, ku marrin pjesë edhe vende të tjera europiane.

Ekspertët e sigurisë nuk llogarisin me atë që SHBA do t’i heqin armët bërthamore në një të ardhme të afërt. “Nuk mendoj se është një skenar i afërt, sepse NATO dhe pjesëmarrja nukleare janë me rëndësi të madhe strategjike për SHBA për arsye të ndryshme”, është i mendimit, Sascha Hach, ekspert për sigurinë europiane dhe kontrollin e armatimit në Institutin për Studimet e Paqes në Frankfurt, PRIF. “Por megjithatë nuk mund të përjashtohet”. Një nga avantazhet strategjike të SHBA është mundësia e reagimit kundrejt agresioneve ruse në Europë.

Trump mund të tërhiqet, Gjermania kërkon armë

Gjermania nuk ka të drejtë të ketë armë bërthamore

Edhe nëse bombat amerikane mbeten në Europë, dyshimet që mbjell Donald Trump lidhur me premtimin amerikan për NATO-n janë të dëmshme dhe minojnë besueshmërinë e kërcënimit nuklear. Gjermania, që gjithmonë është mbështetur tek SHBA synon tani të riorientojë politikën e saj të sigurisë. Bundeswehri do të duhet të armatoset më shpejt se ishte e planifikuar. Edhe për mburojën atomike po debatohet: Sa e vlefshme është ajo në këto rrethana kundër arsenalit të madh nuklear të Rusisë me më shumë se 5500 koka atomike?

Vetë Gjermania nuk lejohet të ketë armë atomike. Këtë e ka përcaktuar “Marrëveshja Dy plus Katër” e ribashkimit të Gjermanisë.

Në Europë vetëm Britania e Madhe dhe Franca kanë armë atomike, Brenda BE vetëm Franca. Një bashkëpunim i ngushtë duket rruga më e mirë. Por ka edhe kufizime: Forcat atomike britanike janë të lidhura ngushtë me ato amerikane dhe në rast konflikti i vihen në dispozicion NATO-s. Ndryshe është situata në Francë, që i jep rëndësi të madhe mëvetësisë së forcave të saj armatosura atomike. Ato nuk janë të varura nga strukturat e përbashkëta komanduese të NATO-s.

Franca zotëron sipas disa llogaritjeve 290 koka atomike që mund të komandohen nga nëndetëse atomike apo avionët luftarakë Rafale. Forcat e armatosura atomike duhet të mbrojnë “interesat vitale” të vendit, thuhet në doktrinën franceze. Sipas interpretimit francez ato njëkohësisht forcojnë edhe sigurinë e Europës duke vështirësuar kalkulimet e armiqve të mundshëm.

Trump mund të tërhiqet, Gjermania kërkon armë

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kemal Matoshi zgjidhet bartës i Listës për këshilltarë për Komunën e Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim

Të nderuar qytetarë të Komunës së Çairit, Jam i nderuar dhe njëkohësisht ndjej përgjegjësi të madhe t’Ju njoftoj se sot jam përzgjedhur bartës i Listës...

Andrej Zhernovski: Ali Ahmeti dhe Mickovski kanë marrëveshje për zgjedhjet lokale!

“Mickoski prej kohësh po i lutet Ahmetit “të riedukuar” që të hyjë në Qeveri! Nuk vlejnë më ato fjalime krenare patriotike nga ditët e lavdishme...

Shqipëria dënon ashpër shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë

Polonia ndërkaq po shqyrton mundësinë e aktivizimit të Artikullit 4 të NATO-s, i cili do të sillte zyrtarisht një çështje urgjente në Këshillin e...

Simbolika e Ibrahimit: Mexhiti nuk fshihet pas askujt, sikur Profeti në Bedër

Zeqirja Ibrahimi- Zeka: Kur ne i thamë Izetit se secili duhet të kandidojë aty ku ka nevojë. Për ne, shumë mirë është posti që...

Tetova me “fytyra të reja”… të vjetra: Koalicioni rikthen në skenë politikanë të harxhuar

Koalicioni VLEN në Tetovë është në prag të dorëzimit të listës zgjedhore, një listë që pritet të përcaktojë ekuilibrat e ardhshëm politikë në qytetin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu