8 të lënduar nga zjarri në Koçan janë pranuar në spital në Sofje, gjendja e tyre është e rëndë

Gjithsej tetë persona të lënduar në zjarrin që shpërtheu në një diskotekë në Koçan janë hospitalizuar në Spitalin Universitar “N.I. Pirogov” në Sofje, deklaroi në konferencë për media drejtori i spitalit, mjeku Valentin Dimitrov, informon BTA.

Në mesin e pacientëve të pranuar ka tre të mitur – dy vajza dhe një djalë, përderisa të tjerët janë katër burra dhe një grua, të moshës prej 22 deri 25 vjet. Pacienti më i rritur ka 31 vjet.

Gjendja e të gjithë pacientëve është e vështirë, me djegie në trup, ekstremitete të sipërme dhe fytyrë, si dhe në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, që edhe më shumë e komplikon gjendjen e tyre shëndetësore. Sipas dr. Dimitrov, tre nga pacientët janë intubuar, përderisa për të tjerët do të bëhet vlerësim mjekësor shtesë dhe plan terapeutik.

“Do të bëhet gjithçka që është e nevojshme, spitali disponon me të gjitha burimet e nevojshme”, theksoi ai. Shtoi se të gjithë pacientët ishin sjellë në gjendje të vështirë të tronditjes termike, që është kërcënim serioz për organizmin, pavarësisht shpejtësisë së ndërhyrjes mjekësore.

Qendrat për furnizim me gjak në Sofje, Plovdiv dhe Stara Zagorë iu përgjigjën nevojave të spitalit për gjak, por dr. Dimitrov bëri thirrje se dhurimi i gjakut nuk guxon të ndërpritet dhe mbetet nevojë e vazhdueshme.

“Tani vijojnë takime me familjet e pacientëve të cilët ishin transportuar nga Koçani”, shtoi ai.

Gashtë persona të tjerë të lënduar janë pranuar në Spitalin Ushtarak në Varnë dhe në spitalin “Shën Georgi” në Plovdiv.

Bullgaria mori detyrim të pranojë 14 persona në mjekim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu