Trump Jr i thot Vuçiçit: Për ta hequr vëmendjen nga tradhtia ndaj Hillary, Bill Clinton bombardoi Serbinë!

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Jr., beson se bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë ardhur si pasojë e një skandali mes ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe një praktikanteje në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.

Donald Trump Jr. gjatë qëndrimit në Serbi, ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në intervistën e publikuar në kanalin e tij zyrtar në “Rumble Studio” – i cili numëron mbi 1.5 milionë ndjekës – Trump Jr, fillimisht flet për vizitën e tij në Serbi e më pastaj prezanton në pika të shkurta një historikë të shtetit të Serbisë.

Ai e prek edhe temën e fushatës së bombardimeve të NATO-s, ku si të mirëqenë e merr një teori konspirative që ka qarkulluar asokohe.

“NATO e bombardoi Serbinë në vitin 1999, çka çoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Kjo ndodhi në kulmin e skandalit Bill Clinton – Monica Lewinsky. Shumëkush, sidomos tani, në retrospektivë, e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim i Bill Clinton-it”, thotë Trump Jr., para fillimit të intervistës me Vuçiç.

Skandali Bill Clinton dhe Monica Lewinsky u zhvillua në kulmin e mandatit të residentit Clinton dhe pati një ndikim të madh në jetën politike dhe imazhin e tij. Ndërkohë, në vitit 1999, kur skandali po arrinte kulmin, një tjetër ngjarje e rëndësishme ndodhi: NATO filloi bombardimet në Serbi.

Asokohe ka pasur shumë spekulime dhe teori që lidhin këto dy ngjarje. Disa kanë sugjeruar se bombardimet e NATO-s mund të kenë qenë një mënyrë për të larguar vëmendjen publike nga skandali i Clinton dhe për të “shpërqendruar” mediat dhe opinionin publik nga hetimet ndaj tij.

Po ashtu, në po këtë “Podcast” – i shikuar nga mbi 280 mijë persona – Trump Jr. ka shfaqur një hartë të Ballkanit Perëndimor, ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë.

Një ndër temat e diskutuara me Vuçiç, siç shpjegon Trump Jr, në hyrje të intervistës, është siç e quan ai “çështja e Kosovës” dhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë pikë Trump Jr. përkujdeset që fjalën “normalizim” ta vë në thonjëza, duke treguar kështu mosbesimin e tij për këtë proces.

“BE-ja dhe madje edhe shumë njerëz në Washington dëshirojnë t’i ‘normalizojnë’ marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por Serbia vazhdon dhe argumenton me pasion të madh se Kosova është pjesë e territorit të saj sovran”, ka thënë Trump Jr.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDALOZE: Kuadri i VLEN-it nënshkruan marrëveshje me “Republikën Srpska”

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditët e fundit në Shkup. Nehat Mustafa, kuadër shqiptar i koalicionit qeveritar VLEN, në cilësinë e drejtorit të...

Kur Meidani nga Tirana apelonte për mençuri dhe largpamësi në Rambuje

Albanian Post ka arritur të sigurojë letrën që Meidani u pati dërguar delegatëve shqiptarë të Kosovës në Rambuje, me detajet tepër largpamëse për kohën Në...

Pakënaqësi në LD për listën e VLEN në Shkup: “Bastioni ynë, por të tjerët përfitojnë”

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e listës së kandidatëve të koalicionit VLEN për Qytetin e Shkupit, e cila ka ndezur debate dhe...

Bujar Bajrami shpërthen pas deklaratës së Kasamit: Nacionalizmi nuk është turp, është vlerë hyjnore!

Shkup - Deklarata e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, para liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinion. Kasami tha se...

Bekim Sali: Çairi po ndryshon!

Deputeti Bekim Sali, ka njoftuar se së bashku me kandidatin e VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, kanë filluar njërin nga projektet më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu