Kush është lider i VLEN-it? Top Channel e quan Taravarin lider të koalicionit VLEN

Lideri i koalicionit VLEN, Arben Taravari, shprehet se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë kthyer në fokus prioritar i dy shteteve shqiptare Shqipërisë dhe Kosovës.

“Duket se zhvillimet politike ndërkombëtare kanë ngjallur një paqartësi pothuajse për gjithësecilin, kanë ngjallur zemërim tek shtete si Kanadaja e cila aktualisht ka deklaruar Luftë Tregtare me SHBA-të, e po njësoj edhe në Evropë ka një zemërim në rritje e sipër me rrethanat e reja gjeopolitike.

Fatkeqësisht në një shkrim pararendës të kësaj natyre, shfaqa hapur hamendësimin tim për përshkallëzim të situatës, dhe disa ditë më vonë ndodhi Takimi Zelenksy-Trump në zyrën Ovale. Gjithsesi midis këtij kaosi të përgjithshëm, midis shumë çudirave që po ndodhin, po ndodh edhe një çudi tjetër, fatlume: kjo situatë ka afruar shqiptarët dhe shtetet e tyre më shumë se asnjëherë!

Megjithëse historia tregon qartë se ne nuk kemi ditur asnjëherë ta duam mirë njëri-tjetrin, kësaj radhe duket se po sfidojmë këtë fatlum! Konica i famshëm do të ishte krejtësisht i shokuar nga ky bashkim i pashembull, por sigurisht do të ishte i lumtur!

Pamje që tregojnë aleancë pa kushte midis dy kryeminitrave shqiptarë Kurti dhe Rama në takime ndërkombëtare, janë surprizë e madhe e çerek shekullit të radhës. Midis shqiptarëve ka nisur një Lidhje e Re, e para e këtij lloji prej kur historia na mban mend.

Një fakt tjetër edhe më interesant është shqiptarët në Maqedoni jo vetëm nuk po lihen anash në këtë pajtim le të themi, por ata janë më të përfshirë se kurrë.

Madje jemi kthyer fokus prioritar i dy shteteve shqiptare dhe me thënë të drejtën po marrim atë që jo vetëm e meritojmë por edhe atë që na është vonuar.

Pra sipas filozofisë Jin dhe Jang, që çdo gjë ka dy anë të saj, natyrisht që ky nuk është një moment harmonie për botën, por nëse lajmi i keq është se çoroditja në botë është rritur, lajmi i mirë është se: Shqiptarët janë afruar shumë me njeri-tjetrin!

Kur them shqiptarët nënkuptoj atë që mund ta quaj Nivel Politik i tyre. Moto e Belgjikës, që është edhe Zemra Administrative të Evropës, është “L’Union fait la Force” që në shqip përkthehet “Bashkimi Bën Fuqinë”.

Këtë shprehje e kemi dëgjuar që ta ketë thënë edhe Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, që fundja edhe nëse nuk e ka artikuluar e ka dëshmuar me veprën e tij të jashtëzakonshme.
E tash ka ardhur koha që ne pasardhësit e tij ta mëshirojmë prapë atë që shumë shekuj e kanë kërkuar miliona shqiptarë! Kështu përftojmë të gjithë më shumë, jemi më të fortë, më të paqtë, më Shqiptarë!”-shkruan Taravari./Top Channel

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu