Më shumë divorce dhe më pak martesa, tregojnë statistikat e fundit

Divorcet në Maqedoninë e Veriut çdo vit e më shumë po shënojnë rritje, tregojnë të dhënat e Entit të statistikave. Sipas Statistikave, në tremujorin e fundit të vitit 2024 janë regjistruar 601 shkurorëzime, që paraqet një rritje prej 23,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në të njëjtën kohë, numri i martesave të lidhura është ulur me 14.7%, me 2430 martesa të regjistruara.

Analizat sociologjike tregojnë se faktori kryesor pas rritjes së numrit të divorceve është martesa e nxituar pa njohjen e duhur të partnerëve. Mungesa e komunikimit, dallimet në vlerat e jetës dhe vështirësitë financiare rrisin më tej rrezikun e ndarjes së martesës. Përveç kësaj, ndërhyrja e familjeve në jetën bashkëshortore dhe pamundësia e çifteve të reja për të jetuar të pavarur krijojnë tensione shtesë që shpesh çojnë në ndarje.

Krahas ndryshimeve në martesa, statistikat tregojnë edhe rënie të numrit të lindjeve.

Në tremujorin e fundit të vitit 2024 kanë lindur 3968 fëmijë, me një rënie prej 4,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i vdekjeve është 5174, nga të cilët 10 janë foshnje, që paraqet një rënie prej 1,0% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Rritja negative natyrore, e cila në këtë tremujor arriti në -1206, tregon për vazhdimin e ndryshimeve demografike që mund të kenë pasoja të rëndësishme social-ekonomike në të ardhmen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickovski godet Adnan Azizin ashpër: “I vogël është ai për proceset e mëdha të vendit” (VIDEO)

Në mes të Tetovës shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi deklaroi se do ti ndalojë të gjitha projektet sllave duke e bërë më...

Ku e gjetën guximin rebelët e “Vojvodës”?

Mediat në gjuhen shqipe mbëmë kanë njoftuar se dje janë rrahur dy nxënës shqiptarë nga një grup tifozësh të "Vojvodës", të përzgjedhur vetëm...

Pas sulmit në Tetovë, Lloga: Qeveria po ushqen frymën e pandëshkueshmërisë

Dy nxënës të shkollës së mesme janë sulmuar fizikisht në Tetovë nga tifozët e “Vojvodës” maqedonas. Rasti ka nxitur reagime të forta, mes tyre...

Mexhiti: Vetura e Ali Ahmetit qëndroi 24 orë në stacion policor, dyshohej se Gruevski kishte ikur me të

Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë ndaj...

Skandal në Tetovë: Dy nxënës shqiptarë sulmohen nga mbi 20 tifozë të “VOJVODËT”!

Një incident i rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku dy nxënës të rinj shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike janë sulmuar nga mbi 20...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu