Bexheti: Nëse cënohet Ligji i gjuhëve do të ketë krizë politike

Nëse cenohet Ligji i gjuhëve, gjithsesi se do të ketë krizë politike, thotë Blerim Bexheti nga BDI në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai vlerëson se në një situatë të tillë nuk do të mund të mbaheshin zgjedhje lokale. Shtetit, sipas tij i duhen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

I pyetur për paralajmërimin e BDI-së se nuk do të ketë zgjedhje lokale nëse me to paralelisht nuk mbahen edhe zgjedhje parlamentare, nëse preket Ligji për gjuhët dhe nëse kjo mund të interpretohet si bojkot, ose si paralajmërim për krizë politike që do të pengojë të mbahen zgjedhje lokale, Bexheti thotë – “përkundrazi, ne nuk kemi paralajmëruar kurrfarë bojkoti, ne gjithnjë kemi qenë dhe jemi të gatshëm për zgjedhje, edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, legjitimiteti i zgjedhjeve i shqiptarëve etnikë, dhe bashkësive të tjera etnike është te Fronti Evropian”.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kuvend u hapën si debat nga të gjithë, duke filluar nga kryeministri Mickovski. Por fakt është se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare për të dalë nga kjo situatë në të cilën nuk respektohet legjitimiteti i bashkësisë së dytë etnike në vend. Sepse vetëm kështu do të rikthehet stabiliteti, stabiliteti politik, por edhe mundësia e stabilitetit në ekonomi dhe në të gjitha sferat e tjera në vendin tonë dhe për të punuar drejt progresit dhe të mirës së përgjithshme të qytetarëve. Është e papranueshme të respektohet vetëm një legjitimitet në shtet nga dy bashkësitë më të mëdha etnike në vend, andaj kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndërsa në drejtimin tjetër sa i përket njoftimeve për Ligjin për gjuhët, po është e vërtetë, sepse kemi pasur takime me qytetarët. Në ato takime me qytetarë që kemi pasur me degët e BDI-së, qytetarët kanë pasur rastin t’i bëjnë pyetje kryetarit Ali Ahmeti dhe gjithë të tjerëve dhe nëse i përcjellim të gjitha pyetjet dhe komentet, shqetësimi për këtë çështje shumë të ndjeshme është në nivelin më të lartë. Natyrisht, ne jemi të zgjedhur nga shqiptarët dhe qytetarët dhe jemi të vetëdijshëm se çfarë do të jetë reagimi dhe për këtë është shprehur qëndrimi se nuk ka gjasa të ketë zgjedhje lokale, sepse po prishet stabiliteti etnik dhe gjithsesi po prishet”, thotë Bexheti.

Në pyetjen nëse pret trazira në atë kontekst u përgjigj se nuk mund të pritet stabilitet .

“OBRM-PDUKM është në mesin e 13 subjekteve politike që kanë iniciuar nisma të tilla para Gjykatës Kushtetuese dhe do të prisnit nga ata që kanë legjitimitet të mohojnë të drejtat e bashkësisë së dytë etnike. Mendoj se është e qartë se në çka shpie. Nuk është rastësi që kemi pasur edhe pyetje të deputetëve dhe qëndrime të tjera, qëndrime politike dhe kemi pritur që së paku për korrektësi dhe respekt ndaj bashkësisë së dytë etnike të tërhiqej ajo nismë. E pse të mos debatohet për të gjitha fushat e progresit, jo regres i të drejtave të shqiptarëve”, thekson Bexheti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në tregjet botërore çmimi i arit vazhdimisht po arrin rekorde

Çmimi i arit ka arritur në nivele tejet të larta, edhe atë mbi 4,000 dollarë për ons. Që nga viti i kaluar, çmimi i...

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Jugut në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Faton Peci nga Vetëvendosje...

Albi Qamili thyen heshtjen zgjedhore, KSHZ të reagojë!

Bartësi i listës për Tetovë nga VLEN, Albi Qamili, ka thyer heshtjen zgjedhore duke postuar një videomaterial sot rreth orës 15:20. Në videon e postuar...

KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur

Procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm po zhvillohet pa asnjë problem si edhe për personat që janë duke vuajtur dënimin...

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

Nën moton “S’ka paqe pa çlirim”, të shtunën më 18 tetor në Shkup, u mbajt një marsh protestues në solidaritet me popullin palestinez...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu