Kasami lëshon proçkën e radhës!

Dje Bilali i VREDI-t dhe i BESËS së pabesë, pas shumë premtimeve pa mbulesë dhe në mungesë të rezultateve për ndryshim ka shpërpall lajmin për Top News se “në dakordësi me kryeministrin Mickoski, definicioni 20% do të hiqet dhe do të futet në Kushtetutë përkufizimi “gjuhë shqipe”!

Nuk është kjo hera e parë që vredistët po krekosen para mediave duke na shpërndarë lajme të rreme për ndryshimin që do të ndodh në ditët që do të vijnë, sepse ditën tjetër del despoti Micko dhe e zhbën dekleratën e vredistëve si diçka të pavërtetë që nuk do të ndodh.

Sa i pasigurt dhe po aq naiv u duk dje ky trimi i VREDl-t kur apeloi Gjykatën Kushtetuese që ajo “të kalojë përtej bindjeve politike dhe të marrë vendime që do të pasqyrojnë realitetin e gjuhës dhe statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”!
Por, kjo Gjykatë brenda këtij muaji gjithsesi do të marrë vendimin për t’i shfuqizuar ato nene që bien ndesh me kushtetutën dhe nuk ndikohet nga lutjet dhe thirrjet e pashpresë të Bilit, ku sipas Komisionit të Venecias gjuha shqipe paskësh më shumë kompetenca seç duhet!

Për vendimin e radhës që do të marrë Gjykata Kushtetuese ndaj ligjit për gjuhët e pakicave, Bili nuk do ta kuptoj se ai ligj që vet e ka votuar nuk e njeh gjuhën shqipe si të barabartë me maqedonishten, por është ligj i përdorimit të gjuhëve për pakicat!

Për më tepër Bili i VREDI-t nuk e ka lexuar apo të paktën nuk deklarohet për sugjerimin e Komisionit të Venecias, i cili thotë se si gjuhë e pakicës gjuha shqipe ka shumë të drejta ndaj duhen shfuqizuar ato nene që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe në Gjykata dhe Noteri, në ushtri dhe polici etj.

Ahere zoti Bili, si do ta mbroni atë ligj poshtërues për gjuhën shqipe si ligj për përdorimin e gjuhëve të pakicave që e keni votuar të gjithë së bashku?
Në atë ligj të mallkuar ku e keni shpënë ju gjuhën shqipe nuk bën pjesë maqedonishtja, sepse ajo është gjuhë e supremacisë së shtetit dhe pushtetit!

Kur do të ndodh vallë ai dakordësim me kryeministrin Micko për heqjen e 20% nga kushtetuta dhe vendosjen e përkufizimit “gjuhë shqipe”?
A i keni siguruar ju 80 vota pro për ta hapur kushtetutën së bashku me komitët dhe anëtarët e tjerë të koalicionit apo do kërkoni edhe nga opozita për t’u mbështetur?

Një fakt është tashmë i sigurt, se despoti Micko nuk ka vullnet politik dhe as gatishmërinë për ta hapur kushtetutën, aq më tepër për ta shlyer nofkën e turpit ndaj gjuhës shqipe si 20%!
Premtimet e VREDI-t kanë qënë se brenda 6 muajve do të bëhen ndryshimet kushtetuese, ku bashkë me ato ndryshime 20% do të shlyhet dhe do të ngelet vetëm gjuha shqipe.

Ndërsa një tjetër eksponent i vredistëve si Taravari, para disa javëve tha se “për kët na jepni një vit kohë ene rrini rehat se krejt ka me u bo”!

Kë do ta besojnë shqiptarët, lidhur me ndryshimet kushtetuese Bilin apo Taravarin gjatë këtij viti?
Dhe nëse po a keni këllqe që përball despotit Micko t’i thoni atij se: Nëse brenda një viti nuk do të bëhen ndryshimet kushtetuese ne dalim nga koalicioni?

Shqiptarët janë mësuar me gënjeshtrat e VREDI-t mbase më parë i besojnë Mickon, sepse ai ia hedh posht ato pretendime të sajuara enkas për militantët e tyre me rrëfenjën për ndryshimin që nuk po vjen dhe për patriotizmin e sajuar përballë komitëve në qeverinë e koalicionit.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović...

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu