Kryediplomati turk: Izraeli e sheh çdo vend arab dhe musliman si një kërcënim

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan ka deklaruar se “Izraeli e sheh çdo vend arab dhe musliman si një kërcënim dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme”, transmeton Anadolu.

Në një prononcim për gazetën “Financial Times” me bazë në Britani të Madhe, Fidan lidhur me veprimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump tha se “Është një paralajmërim për të krijuar qendrën tonë dhe për t’u bashkuar”. Ai theksoi se në rast të shpërbërjes së NATO-s, Türkiye do të dëshironte të ishte pjesë e një arkitekture të re evropiane të sigurisë.

Sa i përket sigurisë së Evropës, Fidan tha se “Shigjeta ka dalë nga harku dhe nuk ka rrugë për ta kthyer atë”.

“Edhe nëse presidenti Trump zgjedh të mos tërhiqet nga Evropa tani, është e mundur që në të ardhmen dikush me pikëpamje dhe ide të ngjashme politike mund të mendojë të zvogëlojë kontributin e SHBA-së në sigurinë evropiane”, shtoi Fidan.

– “Sulmet tokësore që vazhdojnë dhe lëvizjet e reja ushtarake janë një provokim i qartë”

Në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj jugut të Sirisë, Fidan tha: “Sulmet tokësore që vazhdojnë dhe lëvizjet e reja ushtarake janë një provokim i qartë. Izraeli e sheh çdo vend arab dhe musliman si një kërcënim dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Strategjia për të mbajtur të dobëta të gjitha shtetet kufitare nuk mund të mbrohet”.

Duke tërhequr vëmendjen se organizata terroriste PKK/YPG, e cila përdor emrin “SDF” në Siri, është “armiku i betuar i Türkiyes”, Fidan tha se nuk mund të lejohet që organizata terroriste të vazhdojë aktivitetet e saj.

Ai tha se “kërkuan t’i jepej një shans” administratës në Damask për të zgjidhur çështjen e organizatës terroriste PKK/YPG. Fidan theksoi se nëse është e nevojshme, Ankaraja mund të marrë përsipër kampet dhe burgjet e kontrolluara nga PKK/YPG dhe në të cilat qëndrojnë anëtarët e organizatës terroriste DEASH dhe të afërmit e tyre.

Fidan bëri të ditur se situata është çështje e inteligjencës dhe fuqisë ajrore. “Prandaj, nëse ne si fqinjë të Sirisë arrijmë të krijojmë platformën tonë rajonale, ne mund të vazhdojmë të luftojmë kundër DEASH-it edhe nëse SHBA-ja tërhiqet”, tha ministri turk.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pollozhani i reagon Astrit Isenit: Përjashtimi i shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse në MPB është politikë e qëllimshme

Kryetari i Degës së BDI-së në komunën e Strugës, Faton Pollozhani, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, i...

Krenar Lloga: Skandal institucional- 50 pozita, 35 vite dhe zero përfaqësim në Regjistrin Qendror

Ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar Regjistrin Qendror për diskriminim të vazhdueshëm institucional ndaj...

Moment historik në Rekën e Epërme – Sefer Selimi: Falë angazhimit të Ambasadorit Denion Meidani, uji u bekua për herë të parë në shqip

Moment historik në Rekën e Epërme: Uji u bekua për herë të parë në shqip pas gati një shekulli Për herë të parë pas...

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu